Mobi Casa

Buxhovi: Buja ka qasje totalitare

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

E quan totalitarizëm politik qasjen ndaj historisë të ministrit të Arsimit Ramë Buja, dhe të klasës politike të afërt me Qeverinë aktuale.

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se është shumë tragjike që partitë politike, institucionet dhe intelektualët janë duke heshtur para këtyre zhvillimeve.

Në këtë rast ai e vlerëson reagimin e LDK-së në mbështetje të tij, si një shembull për të tjerët.

Mobi Casa

Buxhovi vlerëson se kjo qasje e ministrit Buja është në përputhje me konceptin e “multietnicitetit”, të instaluar nga Pakoja e Ahtisaarit.

“Kështu pranohet Kisha Ortodokse Serbe si trashëgimtare e vetme e krishterë dhe gjithashtu vërtetohet synimi i autoriteteve qeveritare të Turqisë për ta ndërruar historinë shqiptare”.

Sipas Buxhovit, janë të pavërteta pretendimet se ndërhyrjet në tekstet e historisë janë në kuadër të kursit evropian të vendit. /Telegrafi/