Eko Higjiena

Buxhetin e planifikojnë me pjesëmarrjen e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Organizohet punëtoria mbi planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje te publikut dhe ciklin buxhetor ne nivel lokal. Në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, është mbajtur punëtoria e dytë mbi planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje të publikut dhe ciklin buxhetor në nivel lokal.

35 përfaqësues të institucioneve komunale dhe organizatat e shoqërisë civile nga tri komuna (Kamenicës, Ranillugu dhe Novobërdës) kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutime për të bërë planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje të publikut, ciklin buxhetor si dhe shpenzimet e buxhetit dhe detyrimet e komunave karshi planifikimit, menaxhimit dhe shpenzimit të buxhetit.

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Novobërdë, Gani Mustafa, ka njoftuar se vetëm vitin e kaluar Novobërda ka organizuar shtatë Dëgjime Buxhetore.

Sipas tij, takimet që organizohen nga organizatat e huaja, grumbullojnë më shumë qytetarë. “Komuna e Novobërdës, vazhdimisht ka bërë përpjekje për ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në buxhetim. Ne jemi duke e hartuar një rregullore rreth investimeve kapitale, në të cilën do të përcaktohen edhe kriteret. Secili lokalitet, sa ka paguar tatim në pronë, do t’iu kthehen me investime”, ka theksuar Mustafa.

UBT

Ndërsa, zyrtari kryesor financiar në Kamenicë, Naser Hashani, tha se ka akoma vend për përmirësime, derisa propozoi që takimet me qytetarë të zhvendosen nga objektet e komunës nëpër fshatra e lagje të qytetit. “Pos takimeve që i mbajmë në Kamenicë, takime kemi organizuar edhe nëpër fshatra që kanë numër të madh të banorëve. Do të ishte mirë që takimet të zgjerohen edhe nëpër lagje. Propozimet për investime kapitale, i marrim edhe nga kryetarët e fshatrave”, ka thënë Hashani

Kurse nga komuna e Ranillgut, shefi i zyrës se informimit Aleksandar Nedeljkovic ,bëri me dije se komuna bën njoftime të vazhdueshme për qytetarë në lidhje me planifikimin e buxhetit si dhe njofton ata me të gjitha takimet gjatë ciklit buxhetor, por përsëri interesimi i publikut mbetet i ultë për pjesëmarrje në dëgjime buxhetore.

Në fund gjatë punëtorisë dolën konkluzionet dhe rekomandime për një planifikimin të buxhetit me pjesëmarrje të publikut dhe ciklin buxhetor . Komunat duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e buxhetimit .

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri të Hapur – KFOS./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.