FITORJA

Buxheti i Vjenës për kulturë është 231 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vjenë – Qyteti i Vjenës edhe këtë vit do të mbetet partner besnik për artistë krijues e njerëz të kulturës. Edhe pse Holanda, Spanja, Franca e Greqia në mënyrë drastike kanë zvogëluar buxhetin për kulturën, në Vjenë me vetëdije po shkojnë në një tjetër rrugë. “Vjena ka nevojë për kulturë. Për krejt botën njihemi si metropol kulturor.

Miliona turistë e vizitojnë këtë vend pikërisht për këtë, e kësisoj Vjena në një masë të madhe është shtyllë ekonomike për shkak të ofertës kulturore shumë atraktive.

Për këtë, qeveria lokale për vitin 2013 gjithnjë e më shumë do të mbështesë aktivitetet kulturore si siguri për ekzistencën tonë”, ka thënë anëtari i këshillit të qytetit të Vjenës për çështje kulturore, Andreas Mailat-Pokorni.

Uji Dea

Buxheti për kulturë i këtij viti është 231,3 milionë euro, që është për një për qind më shumë se sa vitin e kaluar. Nga rritja buxhetore më shumë do të përfitojnë shkenca, muzetë dhe kinematografia.

Prej vitit 1991, buxheti për kulturë është rritur nga 167,3 milionë në 231,3 milionë për vitin 2013, që është një rritje prej 64 milionësh apo 38 për qind përgjatë 12 vjetëve të fundit. Dypërqindëshi i buxhetit për kulturë e shkencë në krahasim me buxhetin total të qytetit është i pandryshueshëm(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.