Mobi Casa

Buxheti i Novobërdës për vitin 2013 shkon në 2.4 milion euro

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Procesi i miratimit të buxhetit komunal të Novobërdës do të kalojë nëpër dhjetë faza diskutimesh e hulumtimesh kanë bërë të ditur zyrtarët e kësaj komune. Kryetari Bajrush Ymeri ka prezentuar sot në një takim me media e OJQ planin e veprimit për procesin e buxhetit 2013.

Ymeri ka thënë se buxheti i vitit që vjen do të jetë 2.4 milion euro, ndërsa nga to 64% janë të parapara për paga e meditje teë 393 punëtorëve arsimor, shëndetsor dhe të administratës, ndërsa 22% ose 529 mijë euro do të jenë për investime kapitale.

“ Jemi të vetdijëshëm se me këtë buxhet nuk do të arrijmë të plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat infrastruktrore të komunës sonë, por jemi të përkushtuar që të përfshijmë kërkesat më kryesore dhe më të rëndësishme në këtë buxhet” ka thënë Kryetari Ymeri.

Procesi i aprovimit të buxhetit do të përfshijë katër dëgjime publike në katër lokacione kryesore të komunës në të cilat do të ketë target grupe të veqanta siç janë bujqit, gratë dhe shtresa të tjera të shoqërisë, do të realizohet një hulumtim i opnionit të qytetarëve i cili do të kryhet nga ndonjë OJQ, do të përgatiten broshura dhe poster dhe pas gjithë këtyre aktiviteteve propozimet kryesore të buxhetit do të shkojnë në kuvend për aprovim në fund të muajit gusht.

Fundamenti

Në tërë këtë process komuna po mbështetet nga HELVETAS – LOGOS dhe projekti DEMI. Në buxhetin e vitit 2013 janë paraparë 92 mijë euro subvencione nga të cilat 60 mijë do të jenë për bujqësi dhe të tjerat për aktivitete sportive e kulturore. Komuna ka ndarë vetëm 2% nga buxheti I saj për shërbime komunale. “ Ne funksionojmë në të njëjtin object me të gjitha drejtoritë andaj në këtë formë edhe kemi arritur të kursejmë mjaft buxhet dhe do të na mjaftojnë kjo shumë e ndarë” ka thënë kryetari Bajrush Ymeri.

Komuna ka propozuar që në vitin që vjen të ndahen 160 mijë euro për ndërtimin e shtëpive për banorët me gjendje të rëndë sociale, po ashtu ka propozuar edhe asfaltimin e disa rrugëve , rregullime të rrjetit të ujesjellsit dhe kanalizimit.

Përfaqësues të OJQ-ve lokale nga Novobërda kanë paraqitur idetë e tyre në këtë debat në mesin e të cilave kanë dominuar ato për mbështetjen e aktiviteteve të çështjeve gjinore, rinisë dhe kulturës, por ka pasur edhe kërkesa për rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat Kufcë dhe Bushincë. radiopremiera.info

Mund të ju interesoj: