Buxheti i moszhvillimit

Me planifikimet buxhetore për vitin 2014 nuk pritet të përmirësohet jeta e qytetarëve e as të ketë zhvillim të kënaqshëm ekonomik në Kosovë. Në bazë të ndarjeve të parapara, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se rreth 60 për qind e këtij buxheti është planifikuar të shpenzohet për paga, mallra dhe shërbime, transfere dhe subvencione, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur për projekte kapitale pothuajse në tërësi shkon në projekte rrugore.
Berat Thaqi, hulumtues në Institutin GAP, ka thënë për Tribuna se ky buxhet vazhdon të mbetet buxheti i “asfaltit” që nuk sjellë zhvillimi të kapitalit njerëzor apo sektorit privat. “Instituti GAP vlerëson se shqetësuese është fakti se që nga ardhja në pushtet e qeverisë “Thaçi 2” shpenzimet për paga dhe mëditje kanë ardhur vazhdimisht duke u rritur në mënyrë artificiale.
Kur themi “artificiale” kemi parasysh se ato nuk janë ngritur si pasojë e ndonjë rritje të produktivitetit në ekonomi, por për qëllime elektorale dhe mbajtjes së pushtetit. Kjo nuk i ka ndihmuar aspak zhvillimit ekonomik, përkundrazi, administrata publike mbetet akoma e pa reformuar dhe njëkohësisht kjo rritje pagash ka bërë sektorin privat më pak tërheqës për punësim”, ka thënë Thaçi…(Tribuna).