FITORJA

Busek: Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, opsion real

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, duke folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se Evropa vazhdimisht ka ndryshuar kufijtë gjatë historisë së saj, dhe ka shumë shembuj të tillë.

“Pra, për ne ndryshimi kufijve është real, madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek në një konferencën ndërkombëtare në Beograd të “Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim”, e cila i është kushtuar koncepteve të reja të sigurisë në botë.

Sië raportojnë mediat serbe, Busek gjithashtu vlerëson se Bashkimi Evropian do të duhej sa më shpejt që është e mundur të pranojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, kështu do të zgjidheshin roblemet e rajonit, prcjell Telegrafi.

Uji Dea

“Kjo do të inkurajonte bashkëpunimin rajonal”, dhe vuri në dukje se, ” ndasitë mes Evropës Perëndimore dhe të Grupit të Vishegradit, problemet me Rusinë, në Ballkan dhe Mesdhe, Evropa mund t’i zgjidhë me forcimin e bashkëpunimit, pavarësisht nga dallimeve politike dhe të tjera në mes të vendeve.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për një qëndrim më këmbëngulës në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, që do të thotë pranimi sa më i shpejtë i vendeve të tjera. Kjo mund të ndryshojë karakterin e Unionit, por kjo është e nevojshme. Sepse kjo është Evropa. Brukseli duhet të jetë më shumë partner, jo dikush që urdhëron “bëjeni këtë”, “plotësoni këtë” dhe duke kërcënuar me gisht “, tha Busek. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.