FITORJA

Busek: Është vonë për gjykimin e krimeve të luftës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Udhëheqësi special i Paktit të Stabilitetit dhe njëherësh diplomati austriak, Erhard Busek, duke iu referuar krijimit të Gjykatës Speciale ka thënë se është e drejtë që të gjykohen të gjitha dyshimet për krime lufte. Por ai ka shprehur dyshime të shumta për këtë proces për shkak të periudhës kohore nga lufta e fundit.

Ai ka thënë se ka kaluar kohë e gjatë prejse janë ngritur dyshimet për krime të luftës nga ish-pjesëtarët e UÇKsë. Ish- zëvëndëskancelari austriak, i pyetur nga “Zëri” për krijimin e Gjykatës Speciale dhe rrezikun që mund ta ketë Kosova nga ky proces, ka thënë se është shumë e vështirë që të supozohet se çfarë efektesh mund të prodhohen. Busek është pyetur nëse akuzimi i mundshëm i presidentit të ri, Hashim Thaçi, për krime lufte nga Gjykata Speciale do të mund të dëmtonte Kosovën.

Mobi Casa

“Në këtë moment kritik, presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka një rol shumë të rëndësishëm. Që të supozojmë se çfarë do të ndodhë është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoj se është e drejtë që krimet e luftës të dënohen”, ka thënë Busek të mërkurën në Prishtinë gjatë një ligjërate të mbajtur në Fakultetin konomik të Universitetit të Prishtinës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.