Eko Higjiena

Bursa qëndron në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës Kemajl Mustafa Pasha, Sadi Kurtalan, si dhe nënkryetari i Bursës Nexhmedin Shevki Shenoxhak i cili me origjinë është nga fshati Hodonoc, të shoqëruar nga një deputet komunal, si dhe një ish deputet i kuvendit të Turqisë, kanë vizituar komunën e Kamenicës.

Vizita e këtij delegacioni ka pasur vetëm karakter miqësor tha Shaip Surdulli. Ndryshe Surdulli tha për Rajonipress se me komunën e Bursës dhe Kemajl Mustafa Pasha, janë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi në sferën e arsimit, si dhe është biseduar për binjakëzimin e dy komunave.

Surdulli iu falënderua kryetarit Sadi Kurtalan për pritjen vëllazërore që ju kishte bërë gjatë qëndrimit në komunën e tyre. “Mysafirët ishin të kënaqur me të arriturat që është duke i bërë Kosova pas çlirimit.

Eco Higjiena

Porosi e tyre ishte që arsimit t’i jepet një rëndësi e veçante, sepse shkalla e zhvillimit e përparimit shoqëror varën nga arsim” u shpreh Surdulli. Kreu i Kamenicës tha se me kënaqësi e ka njoftuar këtë delegacion nga Turqia për rezultate,por edhe për sfidat që ka kjo komunë.

Kurse, Nexhmedin Shevski ka treguar shkaqet e shpërnguljes së familjes se tij nga Hodonoci në Turqi, pas aksionit të armëve të vitit 1956, ku shumë keq kishte pësuar familja e tij./rajonipress/