Mobi Casa

Burri që bën punët e shtëpisë, më i mirë në krevat?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kur flitet për burrat dhe seksin çdokush ka idenë e vet. Ka nga ata që mendojnë se ata të cilët janë më të gjallë në jetë, janë edhe më të mirët në shtrat.

Por ka edhe nga ato gra, të cilat janë të mendimit se burri i tyre është më i miri në seks, edhe pse ai e ndihmon të bëjë punët e shtëpisë. Sipas tyre, një gjë e tillë nuk i bën ata aspak që të jenë më pak meshkuj, madje ndodh e kundërta.

Këtë herë, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Jozueu Coleman, një psikolog në Universitetin e Kalifornisë, i cili ka marrë pjesë në një studim të posaçëm mbi mashkullin shtëpiak, transmeton agjencia Noa.

Uji Dea

Ky studim ka rezultuar se njeri i vërtetë është, në fakt, ai që kujdeset edhe për shtëpinë. Dhe kjo e bën që të jetë më i kompletuar edhe në shtrat, para dëshirave seksuale të partneres. Gjithçka, sipas Colemanit, buron nga mania e tij për të qenë i përpiktë, strikt dhe konform rregullave.

Gjëra këto, të cilat duket se e ndihmojnë edhe në shtrat, para partneres.

“Kur meshkujt kryejnë punët e shtëpisë, kjo e përmirëson perceptimin e partnerëve për barazi dhe kënaqësi të martesës. Të ndash peshën e angazhimeve shtëpiake, me pak fjalë, ka një efekt pozitiv në harmoninë e çiftit, duke reduktuar konfliktet, e duke pasur në të njëjtën kohë edhe përfitime seksuale”, thotë studiuesi amerikan