RCCOLA

Burri maniak

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Rrëqethëse janë dëshmitë në dosjen gjyqësore të Ylli Mansakut, person i dënuar në Tiranë me akuzën e vrasjes së gruas së tij, krim i ndodhur në Ndroq në datën 19 dhjetor 2011.

Ylli Mansaku, tashmë i dënuar për vrasje me 13 vjet e 4 muaj burg, ka kryer veprime çnjerëzore ndaj gruas së tij, shtetases Shpresa Mansaku.

Ai e ka dhunuar vazhdimisht të shoqen, ka dashur disa herë ta vrasë, e madje me një femër tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale në sy të saj e të fëmijëve të tyre.

Sipas dosjes gjyqësore, shtetasi H. Muça, vëllai i viktimës, në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka sqaruar se marrëdhëniet e Shpresës me bashkëshortin e saj Ylli nuk kanë qenë të mira. Ky shtetas deklaron se Shpresa ishte dëbuar nga shtëpia disa herë dhe përsëri pas disa ditësh Ylli kishte shkuar për ta marrë.

Ai sqaron se në një rast Ylli kishte tentuar ta vriste me korrent Shpresën. Në një rast tjetër, ai kishte tentuar ta mbyste në lumin Erzen. Këtë gjë deklaruesit ia kishte thënë vetë Shpresa.

Në një rast, në bashkëpunim me të dashurën e tij, Ylli kishte qëlluar me gurë Shpresën duke e dëmtuar në kokë dhe fytyrë. Ai thekson se Shpresa gjatë gjithë kohës ka qenë e dhunuar fizikisht nga Ylli dhe se ai asnjëherë nuk ka marrë guximin që të bisedonte me të, me frikën se mund ta vriste.

Mobi Casa

Vajza e viktimës sqaron se ngjarjen e ndodhur e ka marrë vesh nga vëllezërit e saj, të cilët e kanë marrë në telefon nga Italia, ku i kanë kërkuar të shkonte tek shtëpia e prindërve dhe të shikonte se çfarë kishte ndodhur. Kur ka shkuar tek banesa e prindërve të saj, ka kontaktuar me xhaxhallarët – shtetasit E. Mansaku dhe H. Mansaku – si dhe dy shokë të vëllait të saj: shtetasit me emrin Ervis dhe Duri.

Pas 10 minutash, nga shtëpia ka dale babai i saj Ylli, i cili i ka thënë: “Do që ta shikosh nënën tënde? Hajde se po ta tregoj”. E ka kapur me forcë për xhakete dhe kur është futur në korridor e ka parë nënën e saj të vdekur e të shtrirë në divan. Ajo shton se vrasjen e nënës së saj Ylli e ka bërë jo nga pakujdesia, por me qëllim, pasi nuk është hera e parë që ai e ka keqtrajtuar, rrahur e lidhur me litar në pemë para shtëpisë. Ajo thekson se Ylli e ka mbajtur të fshehur ngjarjen 24 orë, shkruan “Lajmi i Fundit”.

Djali i viktimës, B. Mansaku, ndër të tjera deklaron se marrëdhëniet mes nënës së tij Shpresa dhe babait Ylli nuk kane qenë të mira. Shkaku ka qenë se babai i tij, Ylli, rreth viteve 1993-1994 merrte një grua të lagjes në shtëpi dhe kryente marrëdhënie me të. Këtë gjë Ylli e bënte hapur, duke qenë në shtëpi nëna e tij Shpresa, po kështu dhe vete B. dhe vëllai i tij A. Kjo gjë ishte bërë shkak që mes Shpresës dhe Yllit të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje.

Ylli i kishte kërkuar vazhdimisht Shpresës që të largohej nga shtëpia dhe të shkonte tek njerëzit e saj në Bozanxhije – Durrës. Pas disa ditësh ai vetë shkonte përsëri dhe e merrte atë në shtëpi. Kohët e fundit Ylli pinte shumë alkool: ishte agresiv, si dhe qëllonte me armë zjarri pa motiv. Në gjendje të dehur qëllonte edhe në drejtim të banesave të komshinjve dhe në debat me ta se “do ju vras”.

Ai sqaron se në kohën që ka ndodhur ngjarja, ai bashkë me vëllain e tij A. kanë qenë në Itali, ku është njoftuar nga xhaxhai. Me të marrë lajmin për vrasjen e nënës, ka marrë në celular Yllin, ku i ka thënë më jep t’i flas mamit në telefon. Ai i është përgjigjur se nuk flet dot.

Blerimi i ka thënë se “ti e ke vrarë dhe me thuaj arsyet se përse e ke vrarë?”. Ylli i thotë se “desha me e vra, se me desh k…”. /Telegrafi/