Fundamenti

“Burri im u qëllua me plumb në zemër”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrafete B. humbi burrin e saj dhe djalin gjatë një shkëmbimi të të shtënave me armë natën e enjte (Oensingen -SO). Një kacafytje në lidhje me renë e tij duket se ka shkaktuar këtë dramë familjare, njofton e përditshmja “20 Minutes”.

Kryqet dhe lule pasqyrojnë dramën që ndodhi natën e së enjtes në Oensingen (SO). “Ishte sikur në luftë”, thotë Zyrafete B. Nëna 49-vjeçare vajton vdekjen e burrit të saj, Hysen B., dhe atë të djalit të saj, Përparim B.

Të enjten në mbrëmje, Përparimi ishte në darkë te prindërit. Ky i fundit jeton shumë afër prindërve, ku kishte gruan dhe dy fëmijët. Si çdo herë, ai kishte kaluar mirë dhe sa cingëroi telefoni. Në telefon ishte kunati i Përparimit, Bekim B, i cili e kërcënonte, duke i thënë: “Ti e di kush jam unë, ti nuk do të jetosh edhe shumë gjatë”.

RCCOLA

Menjëherë pas thirrjes telefonike, Përparimi përshëndet prindërit dhe niset për në shtëpi. Me të dalë nga shtëpia e prindërve, kunati në fjalë dhe vjehrri e ndalin, ndërsa gruaja e tij qëndronte me ta në makinë. Sipas Zyrafetes, një luftë e dhunshme shpërtheu mes tyre. “Unë nuk do ta lë vajzën time këtu”, bërtiste babai i gruas.

Hyseni, babai i Përparimit, mundohej të qetësonte situatën duke futur brenda djalin e tij, thuhet në shkrimin e gazetes zvicerane. Fatkeqësisht, dy burrat nuk kishin ardhur për të biseduar: “Njëri nga të dytë ka shtënë në burrin tim”, tregon Zyrafetja. I alarmuar nga të shtënat, Përparimi vrapon për të ndihmuar të atin e tij. Ai menjëherë më pas u qëllua gjithashtu. Të dy të shtënat ishin të sakta dhe vdekjeprurëse.