FITORJA

Burri i zbuloi lidhjen me komshiun ajo tentoi të vrasë dashnorin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një histori dashurie e nisur mes një 33-vjeçareje të martuar dhe komshiut të saj, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Dallëndyshe Pitarka, si pasojë e dëshpërimit për zbulimin e lidhjes intime nga bashkëshorti dhe anëtarët e tjerë të familjes, ka tentuar të vrasë me pistoletë të dashurin e saj, shtetasin Adriatik Buci. Po në fakt, nga tre të shtënat me armë, i dashuri i 33-vjeçares nuk ka marrë asnjë plumb në trup, pasi babai i tij Idriz Buci, i ka dalë përpara duke bërë që plumbat të plagosin rëndë atë.

Ngjarja e rëndë është rregjistruar në datën 16 prill të këtij viti në zonën e “Kodër Kamzës”, ndërkohë që për këtë krim, pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka vendosur të deklarojë fajtore Dallëndyshe Pitarkën, duke e dënuar atë me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i i saj është ulur në masën 1/3, duke bërë që përfundimisht të dënohet me 8 vite burg.

ARKATANA

Dallandyshe Pitarka me bashkeshortin Idriz dhe nga ana tjetër shtetasit Nezir dhe Adriatik Buci, janë ulur tek një local për tu sqaruar. Pas debateve, e pandehura i ka kërkuar falje të zotit të lokalit, për zhurmën e krijuar dhe është ngritur e para nga tavolina dhe ka dalë jashtë, e pandehura mbante në dorë një çantë dhe së bashku me të është ulur në shkallët e lokalit.

Pas pak çastesh nga lokali kanë dalë shtetasit Nezir dhe Adriati Buci njëri pas tjetrit dhe në momentin që kanë zbritur shkallët e pandehura ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri tip pistoletë të përshkruar në procesverbal dhe ka shënjestruar shtetasin Adriatik Bucin, që ishtë në një distance më pak se një metër, shkruan Shqiptarja. Pikërisht në këtë çast veprimi është parë nga shtetasi Adriatik Buci i cili i ka thënë babait të tij që Dallëndyshja po na vret. Shtetasi Nezir Buci ka dalë menjehërë para djalit të tij dhe plumbat kanë rënë mbi të, duke u plagosur rëndë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.