Burim Muji : Do të jem zë i fuqishëm në çdo lagje
Gjilan – Burim Muji është kandidat i AAK-së për këshilltar komunal. Burim Muji, njihet si person fjalëpakë po që punon shumë e kjo veçori ka qenë shtyse për kandidimin e tij në Listën e AAK- së, ku pritet se do sjell një frymë tjetër të zgjedhjes së problemeve me çka preokupohen qytetarët e Gjilanit.
Lista e Asembleistëve të AAK- së në Gjilan ofron shumë Risi. Zgjedhjet Komunale po afrojnë ku kemi një vlug fushate nga tash nga kandidatët për Këshilltar Komunal, të paparë deri tani, nga të gjitha subjektet politike në Komunën tonë të Gjilanit. Kur jemi te prezantimi i Kandidatëve garues për Asamblenë Komunale, sot ua prezantojmë njërin ndër ta nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, z. Burim Muji- me profesion Jurist i diplomuar, e poashtu punëtor profesional në fushën e ndërtimit, ku nga puna nuk u nda si i ri, duke mos lënë anash aspak as aktivitetin politik në subjektin e tij ku i përket.
Burim Muji, njihet si person fjalëpakë po që punon shumë e kjo veçori ka qenë shtyse për kandidimin e tij në Listën e AAK- së, ku pritet se do sjell një frymë tjetër të zgjedhjes së problemeve me çka preokupohen qytetarët e Gjilanit.
Burimi për këtë sfidë zgjedhore na paraqet qartë sesi do duket puna e tij si Këshilltar Komunal duke na sqaruar një nga një prioritetet e tij për të ardhmen.
Gara ime në këto zgjedhje tek unë ka dy prioritete bazike, ku fokusimi im parësor do jetë problemet e vendasve të mi me gjithë ato probleme që janë pa zgjidhje në infrastrukturën përcjellëse e vendbanimit tonë dhe punësim, e poashtu Rinia e mundësia e shkollimit të tyre në një Shkollë Profesionale me drejtime që sjellin menjëherë punësim, ( Shkollë ku do nxjerr kuadër profesional për shumë fusha te zejeve tona që na mungojnë), premtimi im kryesor do jetë se asnjë moment nuk do ndalem deri sa Qeveria nuk fillon implementimin e fillimin e punimeve të kësaj shkolle, e në fund do jem zë i fuqishëm që çdo lagje të ketë së paku një Çerdhe kur dihet mirëfilli se fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi ka shkruar Burim Muji./rajonipress/


