Fundamenti

Burgim për kosovarin që deshi ta ngufatë gruan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

5 vjet burgim për shtetasin kosovar, i cili kishte tentuar ta ngufatë gruan e tij në pikë të ditës në Gjenevë.

Në korrik të vitit të kaluar, një kosovar kishte tentuar ta mbysë gruan e tij, duke e shtrënguar në fyt gjatë ditës në një stacion autobusësh në Gjenevë. Atij i është shqiptuar dënimi me burgim prej 5 vjetësh e 10 muaj për tentim vrasje, njofton e përditshmja «20 Minutes».

«I akuzuari e ka mohuar dëshminë si dhe gjithë dhunën që e ka ushtruar në çift, dhe atë përveç dënimeve të kaluara. Ai është i paskrupullt dhe fajësia e tij është e rëndë», janë këto fjalë të Gjykatës ndaj tij.

ARKATANA

Gjatë procesit gruaja e të akuzuarit i ka minimizuar dhe i ka mohuar procesverbalet e policisë si dhe të raporteve mjekësore. Veç kësaj, ajo e ka tërhequr për të satën herë padinë kundrejt burrit të saj të dhunshëm.

Edhe pse prokurori ia ka bërë me dije viktimës se dëshmia e rrejshme dënohet penalisht, ai nuk do ta ndjekë atë për arsye se i ka parasysh arsyet objektive se për çfarë ka tentuar ta mbulojë të pandehurin.

E përditshmja në fjalë shpreh habinë se si i vëllai i viktimës nuk është treguar i prekur ndaj fatit të motrës. Gazeta në fjalë madje nënvizon faktin se gjatë leximit të dënimit rreth 30 familjarë të të akuzuarit ishin për ta mbështetur atë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.