Eko Higjiena

Bunjaku zbulon listën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, e ka publikuar të shtunën listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren me Burkina Fason.

Në mesin e të ftuarve është edhe sulmuesi i njohur, Erton Fejzullahu, i cili aktualisht luan në Kinë.

Bunjaku ka ftuar 24 futbollistë, kryesisht të rinj, ndërsa ka përfshirë lojtarë edhe nga Superiorja e Shqipërisë dhe Superliga e Kosovës, shkruan “Zëri”.

Ndër të tjera, në konferencën e mbajtur të shtunën, drejtuesit e FFK-së e përsëritën vendosmërinë e tyre të luajnë vetëm me ekipin A të Burkina Fasos.

Në të kundërtën, Kosova nuk do të luajë me ekipin e U-23 të skuadrës kundërshtare.

Krerët e FFK-së janë të bindur se të hënën ose të martën, do të marrin përgjigje përfundimtare nga Burkina Faso.

Ndërkohë, në konferencë u njoftua se përfaqësuesja U-16 e Kosovës do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Itali, “Coppa della Pace” në qytetin Citta d’L Aquilla. /ZËRI/

Lista e të ftuarve

Portierë:

Samir Ujkani (Genoa)

Visar Beka (Prishtina)

Granit Kolshi (Feronikeli)

Mbrojtës:

Ilir Berisha (Gefle)

Avni Pepa (Vestman))

Loret Sadiku (MersinSpor)

Fanol Perdedaj (Frankfurt)

Leonit Abazi (Skënderbeu)

Fundamenti

Bajram Jashanica (Skënderbeu)

Shkëlqim Pacolli (Hajvalia)

Imran Bunjaku (Schafhausen)

Mërgim Brahimi (Wholen)

Mesfushorë:

Enis Alushi (St. Pauli)

Anel Rashkaj (Sandnes)

Hekuran Kryeziu (Luzern)

Besar Halimi (FSV Frankfurt)

Valmir Sylejmani (Hannover ‘96)

Eroll Zejnullahu (Union B)

Bernard Berisha (Skënderbeu)

Bersant Celina (Manchester City)

Flamur Kastrati (Stromsgodset)

Sulmues:

Albert Bunjaku (St. Gallen)

Erton Fejzullahu (Beijing G.)

Elbasan Rashani (Brondby). /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.