Bunjaku tubon më të mirët në Zvicër

Kosova nuk do të pushojë as në tetor. Më 14 të këtij muaji, Përfaqësuesja jonë do të sfidojë skuadrën nga Liga e Dytë e Zvicrës, FC Will, dhe për miqësorja pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizohet. Sidoqoftë, përzgjedhësi Albert Bunjaku, grumbullimin në Zvicër do ta shfrytëzojë për të komponuar edhe më mirë skuadrën, pasi këtë e sheh më shumë si kamp për lojtarë.
“Planifikoj t’i thërras lojtarët më të mirë të Përfaqësueses. Kjo mundësi ka ekzistuar edhe më parë dhe tani po pres vetëm konfirmimin e kryetarit (Fadil Vokrri) për ndeshjen”, tha Bunjaku për Arenën…(Arena)