FITORJA

Bunjaku: Të realizohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me diagnoza të sëmundjeve të rënda

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këtë që po e shkruaj këtu e kam kërkuar edhe më herët, por edhe në vazhdimësi, do të jap kontributin tim, që sa më parë të realizohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me diagnoza të sëmundjeve të rënda. Duhet të ndalet detyrimi i tyre për të ardhur në shkolla, në atë gjendje, si dhe duhet të kenë mbrojtje sociale dhe ekonomike nga shteti, për të jetuar dinjitetshëm dhe për ta sfiduar sëmundjen ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë i deputetes Valentina Bunjaku Rexhepi

Të nderuar mësimdhënës dhe ju mësimdhënëse,

ka kohë të gjatë që e adresoj pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve me probleme afatgjata shëndetësore. Ju e dini se nuk ka më keq se ta shihni kolegen apo kolegun e juaj në atë gjendje të rëndë shëndetësore, e të detyrohet të jap mësim. Shëndeti mbi të gjitha, ka qenë dhe mbetet parimi më universal për njerëzit.

FIDANISHTJA

Prandaj, e inkurajoj Ministrin e MASHT-it, që atë deklarim mediatik se do ta zgjidh këtë problem, ta zgjidh urgjentisht dhe me hapa konkretizimi.

Ne kemi këto propozime: 1. Të iniciojë projektligj të ri, që mund të jetë analog me a) Ligjin për Pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë; b) Ligjin për Pensionet e Personave me Aftësi të kufizuara etj., e që për pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve me sëmundje, do të mund të emërtohej: Ligji për Pensionet e Mësimdhënësve, ose Ligji për Pensionet e Parakohshme të Mësimdhënësve. Një mënyrë tjetër është plotësim-ndryshimi i Ligjit të Punës, pasi sikurse përmendet në këtë ligj, sektori publik, përfshin edhe sektorin e arsimit.

Të nderuar mësimdhënës,
po ashtu, propozoj që pensionimi i parakohshëm deri në pensionimin e zakonshëm, të jetë me pagë krejtësisht të njëjtë, ndërsa pas moshës së pensionit normal, të jetë sikurse për rastet e tjera e të ngjashme.

Këtë që po e shkruaj këtu e kam kërkuar edhe më herët, por edhe në vazhdimësi, do të jap kontributin tim, që sa më parë të realizohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me diagnoza të sëmundjeve të rënda. Duhet të ndalet detyrimi i tyre për të ardhur në shkolla, në atë gjendje, si dhe duhet të kenë mbrojtje sociale dhe ekonomike nga shteti, për të jetuar dinjitetshëm dhe për ta sfiduar sëmundjen ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.