Eko Higjiena

Bunjaku s’peshkon në Shqipëri?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Ligën Superiore të Shqipërisë momentalisht luajnë më shumë se 20 futbollistë nga Kosova. Shumica e tyre janë titullarë të padiskutueshëm, por edhe disa edhe lojtarë kryesor në skuadrat e tyre. Mirëpo, pesë ditë para zbulimit të listës për miqësoren historike, Kosovë – Haiti, asnjëri nga ta nuk ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, i cili është në fazën finale të përmbylljes së listës. I pyetur për këta lojtarë, Bunjaku si zakonisht nuk e mohoi e as pohoi nëse do të ketë të tillë në listën që do ta zbulojë më 2 mars.

“Të gjithë janë në vëzhgim, më 2 mars publikohet lista dhe merret vesh. Ka lojtarë të Ligës së Kosovës dhe Shqipërisë që nuk e dinë se janë aq afër që mund t’ua bëjë një telefonatë. Ka që i kam kontaktuar”, theksoi Bunjaku, duke kujtuar përfshirjen e tyre në grumbullimet e kaluara. “Në 2009 kanë dominuar 99 për qind lojtarët e Ligës së Kosovës, pastaj në ndeshjet tjera me Xamaxin, Shqipërinë. Të gjithë lojtarët, si të Superligës së Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë i kam në dispozicion”, theksoi ai. Sipas Bunjakut, konkurrenca është tejet e madhe.

Uji Dea

Në anën tjetër, Artan Govori, drejtor i Përfaqësueses tha se ende nuk janë dërguar të gjitha ftesat për lojtarët. “Jemi afër fazës finale”, tha ai, pa dashur të komentojë nëse i kanë dërguar ftesë ndonjë lojtari që luan në kampionatin shqiptar, ose nëse do t’i dërgojnë. Klubet e Partizanit, Besës së Kavajës dhe Kukësit, kanë konfirmuar për Arenën se deri më tani asnjë ftesë nga Kosova nuk ka ardhur për lojtarët e tyre…(Tribuna – Arena).