RCCOLA

Bunjaku – Rexhepi: Kryeministër, mos kopjo!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë premtimeve që ka dhënë këtyre ditëve të fundit ka përmendur edhe mbështetjen për fëmijët e porsalindur, i cili ka premtuar nga 300 euro për çdo lindje. Por këtë po e quan kopjim të keq kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila vizitat e fundit të kryeministrit i quan ekskursione mediatike.

Edhe pse e quan diçka të mirë, Bunjaku Rexhepi thotë se kjo ka qenë ide e saj qysh nga marsi i vitit 2013.
“Diçka e mirë kjo, por së pari Kryeministri do ishte mirë ta mendonte më herët këtë, e sa për informimin e tij unë i them se këtë propozim e kam dhënë qysh më 8 mars të vitit 2013 edhe atë në repartin e maternitetit të Spitalit Regjional të Gjilanit”, shkruan Bunjaku.

Kryesuesja e KK të Gjilanit, thotë se ajo më 9 mars të vitit të kaluar ka shpallur një aktivitet tradicional me emrin “Gjenerata e së ardhmes”, ku ajo e vërteton edhe me foto dhe thotë se kjo ngjarje ka pasur edhe mbulim medial.

KKGJILAN

“Pata propozuar që në pjesën për familjen të programit qeverisës të LDK-së të parashihet shpërblimi për çdo fëmijë të porsalindur, gjë që edhe është bërë dhe LDK-ja e ka përpunuar mirë këtë ide dhe tani më e kemi në programin për familjen”, ka shkruar Bunjaku Rexhepi.

E në fund, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit ia ka kujtuar kryeministrit thënien, sipas saj, të famshme, “Kryeministër flejë, flejë”./rajonipress/