Uji Dea

Bunjaku-Rexhepi: Femrat në LDK kanë hapësirë të madhe veprimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka ftuar për herë të parë në takim anëtaret e reja, të cilat iu bashkuan LDK-së javë më parë dhe kanë hyrë në kryesi dhe komisione përkatëse të Degës.

Bunjaku Rexhepi iu uroi mirëseardhje zonjave që iu bashkuan LDK-së, ndërsa u tha se në këtë shtëpi ka vend për të gjitha femrat, të cilat në zgjedhjet e fundit ishin promotor i fitores plebishitare.

Pikë e rendit të ditës ka qenë mobilizimi dhe koordinimi i aktiviteteve për zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen më 8 qershor.

UBT

Kryetarja e FG-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, njëherit kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, është shprehur se do të punojmë 24 orë për mbështetur fitoren e LDK-së, në krye me kryeministrin e ardhshëm Isa Mustafa.

“Forumi i Gruas i LDK-së në Gjilan është i hapur për të gjitha femrat gjilanase që dëshirojnë t’i bashkëngjiten ndryshimit të madh pozitiv për Kosovën. Jam e sigurt që edhe në këto zgjedhje do të punoni pa ndalur, për ta bërë fitoren edhe më të madhe, në krye me kryeministrin Isa Musatafa”, tha Bunjaku Rexhepi.

Anëtaret e reja, të cilat iu bashkuan LDK-së, e të cilat janë futur në kryesi të FG-së me votim, janë shprehur falënderuese për hapësirën e krijuar për veprim në parti, duke thënë se ky është shembulli më i mirë i funksionimit demokratik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.