RCCOLA

Bunjaku pranë kalimit të Kaiserslauterni

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nuernberg – Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku pritet të jetë përforcimi i parë i Kaiserslauternit për edicionin 2012/13, ekip ky që do të garojë në Bundesliga 2, shkruan të enjten “Kicker”.

Bunjaku, 28-vjeçar, te Kaiserslauterni do të transferohet si futbollisti i lirë, pasi kontrata me Nuernbergun i skadon në muajin tjetër. Bëhet e ditur se krerët e Kaiserslauternit gjatë këtyre ditëve do ta konfirmojnë transferimin e Bunjakut nga i cili presin shumë gola për të rikthyer këtë skuadër të famshme gjermane, menjëherë në Bundesligë.

“23 gola të shënuara në 33 ndeshje të zhvilluara këtë edicion. Automatikisht dihet se cilin repart ka nevojë skuadra e Kaiserslautenit ta forcojë. Albert Bunjaku pritet të jetë sulmuesi kryesor i ekipit që synon pas një viti të kthehet në Bundesligë”, shkruan “Kicker” të enjten.

Uji Dea

Bunjaku në edicionin 2009/10 ishte fantastik te Nuernbergu me 12 gola të shënuar dhe njëherësh ishte realizatori më i mirë i ekipit. Këtë edicion dhe në të shkuarin ai pati lëndime të shumta, por pas rikthimit iu dha një minutazhë e vogël. Shënoi vetëm një gol në 16 ndeshje të zhvilluara prej të cilave 13 i nisi nga banka rezervë.

Vetë Bunjaku në fillim të kësaj jave pati deklaruar se e ka humbur durimin me krerët e Nuernbergut, të cilët po hezitojnë t’i ofrojnë kontratë të re. Sulmuesi kosovar ka bërë të ditur se ka nisur negociatat me dy skuadra gjermane dhe se gjatë javës së ardhshme pritet të dihet përfundimisht e ardhmja e tij.

Sulmuesi kosovar pjesë e skuadrës së Nuernbergut është prej fillimit të vitit 2009, kur qe transferuar nga ekipi i ligës së tretë Erfurt për 400 mijë euro dëmshpërblim. /koha.net/