Bunjaku: Gruaja gjilanase do ta largojë pushtetin aktual

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – LDK i ka vërejtjet e saja kudo në sektorët e ndryshëm të drejtorive në komunë, në administratë, arsim e gjetiu dhe rezultat i krejt kësaj është interesimi tejet i madh i femrës gjilanase për t`i eliminuar këto padrejtësi edhe atë vetëm me LDK ka thënë Valentina Bunjaku kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan.

Valentina Bunjaku kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së të shtunën në një konferencë për medie ka akuzuar pushtetin komunal se e ka injoruar totalisht rolin dhe kontributin e gruas në shoqëri. “LDK i ka vërejtjet e saja kudo në sektorët e ndryshëm të drejtorive në komunë, në administratë, arsim e gjetiu dhe rezultat i krejt kësaj është interesimi tejet i madh i femrës Gjilanase për t`i eliminuar këto padrejtësi edhe atë vetëm me LDK” tha Bunjaku.

Bunjaku tha se sado të vështira të jenë këto obligime, ka një moral që vazhdimisht na shtyn përpara pa e kthyer kokën mbrapa, e ajo është dëshira për një ardhmëri prosperuese, një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë, andaj pushtetit aktual i dërgojmë mesazh se pikërisht femra dhe gruaja Gjilanase së bashku me LDK-në do ta largojnë nga pushteti dhe këtij qyteti do t`i kthejnë respektin dhe autoritetin intelektual që e kishte vite më parë.

ARKATANA

“Andaj jo rastësisht jemi pjesë aktive dhe shume e fuqishme e Lidhjes Demokratike te Kosovës të udhëhequr nga lideri i respektuar Isa Mustafa. Gruaja e meriton të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme në vendimmarrje ku pikërisht në komunën tonë qeverisja aktuale e ka injoruar totalisht, sepse pozita e gruas është shpërfill padrejtësisht e këtë më së miri e shohim me numrin e vogël apo minimal te paraqitjes së saj në organet drejtuese vendimmarrëse në këtë qeveri” tha Bunjaku.

Duke ju referuar Kuvendit të fundit zgjedhor të FG Bunjaku tha se ky proces ka qenë shumë konkurrues, transparent dhe pa as më të voglin problem, ashtu siç i ka hije një partie me përvoje në Kosovë LDK-së . “Në kuvend ashtu siç është premtuar kemi arritur të inkorporojmë në LDK potencialin intelektual, gra, femra dhe studente të respektuara në qytet për t`i shtyrë proceset përpara”.

Sipas Bunjakut Forumi i Gruas sot është shumë më i fuqishëm, më i përkushtuar sepse tani në radhët e saj ka zonja dhe zonjusha të dëshmuara në jetën politike, kulturore dhe gjithëpërfshirëse në problemet e ndryshme aktuale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: