UBT

Bunjaku: Deputetët Zenun Pajaziti e Salije Mustafa të kërkojnë falje

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Deputetëve nga komuna e Gjilanit, Zenun Pajaziti e Salihe Mustafa, që votuan kundër miratimit të projektligjit që njeh statusin e viktimave të dhunimeve gjatë luftës, ju bëjmë me dije se ju nuk duhet të guxoni të lëndoni jetën e asnjë gruaje, vajze apo motre në këtë vend, e aq më pak të atyre që janë viktima të luftës. Ju të nderuar deputet me votën tuaj edhe një herë keni shkatërruar shpirtin e atyre nënave, motrave dhe bijave tona që fati i luftës i solli në situata të tilla thuhet në reagimin e Bunjakut.

Ne gratë e LDK-së , Dega në Gjilan , duke qenë thelle të prekura nga diskriminimi që ju bë femrave të dhunuara në luftë dhe duke e ditur se për 20 mijë gra të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale lufta po vazhdon, e aq me keq që tani lufta e tyre është në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit që sot po u shkelet më shumë se kurrë nga Parlamenti, Institucion ky i cili duhet më shumë sinqeritet t`i mbrojë e t`i trajtojë me dinjitet dhe të kërkojë drejtësi për to.

Valentina Bunjaku kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan thotë se është prekur thellë pas seancës së të enjtes ku Parlamenti i Republikës së Kosovës, votoi kundër miratimit të projektligjit që e njeh statusin e viktimave të dhunimeve gjatë luftës, shprehim reagimet tona në adrese të Parlamentit dhe atyre deputetëve te cilët ishin kundër këtij projektligji.

“Deputetëve nga komuna e Gjilanit, Zenun Pajaziti e Salihe Mustafa, që votuan kundër miratimit të projektligjit që njeh statusin e viktimave të dhunimeve gjatë luftës, ju bëjmë me dije se ju nuk duhet të guxoni të lëndoni jetën e asnjë gruaje, vajze apo motre në këtë vend, e aq më pak të atyre që janë viktima të luftës. Ju të nderuar deputet me votën tuaj edhe një herë keni shkatërruar shpirtin e atyre nënave, motrave dhe bijave tona që fati i luftës i solli në situata të tilla” thuhet në reagimin e Bunjakut.

ARKATANA

Forumi i Gruas i LDK-së, dega në Gjilan, dënon ashpër këtë gjest të ulët të këtyre deputetëve që ne besojmë një pjesë e madhe e votuesve të tyre kanë qenë nëna dhe motra tona, e në veçanti na habit vota kundër e një gruaje doktoreshë siç është Salije Mustafa. “Rastet e tyre janë raste humanitare dhe duhet gjetur mënyra për përkrahjen e tyre, ngase kjo është e drejtë elementare e njeriut. Trajtimi i tyre duhet të bëhet konform konventave ndërkombëtare. Ne kërkojmë miratimin sa më të shpejtë të këtij Ligji, me qëllim të evidentimit të atyre femrave viktima dhe që në të ardhmen të kenë trajtim normal dhe integrim në jetë” thotë Bunjaku.

Bunaku tha se duke e konsideruar si çështje shumë të rëndësishme, mbështetjen e tyre, më 8 Mars kemi organizuar marshin “Drejtësi dhe dinjitet për femrat e dhunuara në luftë”, është një aktivitet shumë simbolik ndaj këtyre grave, por i garantojmë ato që zëri jonë si Forum i Gruas i LDK-së nuk do të ndalet deri në arritjen e miratimit të Ligjit në Parlament sepse është më e pakta që mund të bëjmë për këto nëna dhe motra tona.

Ndërsa për votën kundër të dy deputeteve Gjilanas e në veçanti një deputete femër ju mbetet në ndërgjegjen e tyre kërkim falje si mjet i vetëm moral që ju ka mbetur./rajonipress/

Mund të ju interesoj: