UBT

Bunjaki ‘peshkon’ në Turqi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas Necip Uysalit të Besiktasit, që me shumë mundësi do të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, një tjetër lojtar i kampionatit turk mund të bëhet i Përfaqësueses tonë. Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, tashmë ka nisur bisedat me futbollistin e Galatasaray-t, Serdar Aziz, i cili para dy vitesh ka luajtur 9 ndeshje me Turqinë, që t’i bashkohet Kosovës në eliminatoret për Kampionatin Botëror “Rusia 2016”. Aziz ka prejardhje shqiptare, derisa ka lindur në Bursa

Vetë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka deklaruar për mediat turke se krahas Uysalit mund ta ftojë edhe Serdar Azizin. “Ne e duam Necipin, por kjo nuk është e limituar. Ne besojmë se fanellën e Kosovës mund ta veshin edhe shumë lojtarë të tjerë nga Turqia. Ne duam që fanellën e Kosovës ta vesh edhe Serdar Aziz nga Kosova. Ne do të takohemi me Federatën Turke të Futbollit dhe me lojtarët që duam. Të gjithë janë të mirëseardhur, por së pari të presim mbylljen e “EURO 2016″”, ka deklaruar Bunjaki për mediat turke.

United Hospital

Serdar Aziz është 25-vjeçar dhe në 137 ndeshje me Bursaspor-in ka shënuar shtatë gola dhe falë paraqitjeve të mira është transferuar këtë verë në Galatasaray, çka vërtet përfshirja e tij te Kosova do të ishte një lajm shumë i madh.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.