HW

Bunjaki: Kosovës kanë shprehur dëshirë t’i bashkohen edhe lojtarë që kanë luajtur në Euro 2016

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, i ftuar në emisionin e sportit në RTK, ka deklaruar se dëshirën për t’iu bashkuar Kosovës kanë shprehur edhe lojtarët që kanë luajtur në Kampionatin Evropian të Francës.

Bunjaki ka shtuar se ata janë në kontakte me shumë lojtarë, por se janë duke pritur një përgjigje nga FIFA, nëse këtyre lojtarëve iu lejohet të bashkohen me Kosovën.

“Jemi në pritje të vendimit të FIFA-s për të drejtën e lojtarëve për të ardhur për të luajtur për Kosovën. Shpresoj të marrim një vendim të drejtë dhe pozitiv nga FIFA”, deklaroi Bunjaki, transmeton IndeksOnline.

FIDANISHTJA

Bunjaki në vazhdim shtoi se kanë kontakte me lojtarët që luajnë te përfaqësueset tjera dhe që pas vendimit pozitiv të FIFA-s pritet t’i bashkohen Kosovës, ndërsa zbuloi se Kosovës priten t’i bashkohen edhe lojtarë që kanë qenë në Kampionatin Evropian.

Në pyetjen se a ka futbollistë që kanë qenë në Kampionat Evropian që kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Kosovës, Bunjaki u përgjigj: “Po, po ka. Duhet ta presim një përgjigje pozitive nga FIFA, dhe shpresojmë që ajo përgjigje të vije sa më shpejtë”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.