Hidromorava

Bunjaki i Frankfurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është 16-vjeçar dhe llogaritet si e ardhme e futbollit kosovar. Ai është ndër lojtarët më të ri në botë që është grumbulluar në Përfaqësuesen A të një shteti. Fjala është për sulmuesin e talentuar të Kosovës, Enis Bunjakin i cili me mjaftë sukses po luan tek skuadra e famshme gjermane Eintracht Frankfurt U17, por paraqitet edhe tek U19.

Në një intervistë për Arenën, Enisi ka folur rreth karrierës së tij, golave të shënuar, Përfaqësueses së Kosovës dhe të ardhmes që e lidh me skuadrën e parë të Frankfurtit.

Fundamenti

Ai deri më tani ka zhvilluar 20 ndeshje me skuadrën e tij, ku ka arritur të shënojë shtatë gola, ndërsa ka bërë edhe një asistim. “Deri më tani çdo gjë është duke ecur mirë sa i përket karrierës profesionale me skuadrën e Frankfurtit. Po luaj rregullisht dhe po shënoj gola kjo është e rëndësishme për mua, pasi jam sulmues”, u shpreh fillimisht talenti nga Kaçaniku.

Talenti i tij vlerësohet shumë nga skuadra e Frankfurtit dhe nga trajnerët e ekipit të parë, gjë që pritet të bëjë stërvitje nga viti i ardhshëm me skuadrën e parë…(Tribuna – Arena).