Fundamenti

Bunjaki fton Mazrekajn në përfaqësuesen e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mentor Mazrekaj, anëtari i Partizanit nga Tirana, është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Willit.

Skuadra e Partizanit nga Tirana ka bërë të ditur se Mentor Mazrekaj do të jetë pjesë e përfaqësueses të Kosovës për miqësoren që kjo skuadër do të zhvillojë ndaj FC Wil, ekip i kampionatit Zviceran.

Mobi Casa

25-vjeçari ka spikatur me paraqitjen shumë të mirë gjatë këtij sezoni, duke tërhequr vëmendjen e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili nuk ka hezituar ta grumbullojë për ndeshjen që do të luhet më 12 Tetor në Zvicër.