Eko Higjiena

Bullgari i paraqitur si kosovar, përdhunon 55 vjeçaren gjermane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia në Aschaffenburg ka zbardhur krimin e kryer më 20 shtator, me ç’rast një azilkërkues 28 vjeçar i paraqitur si shtetas nga Kosova, kishte përdhunuar një gjermane 55 vjeçe. I dyshuari jetonte me familjen e tij në një shtëpi azili, me dokumente të rrejshme.

Bullgari e kishte marrë me dhunë gjermanen derisa ajo po e ngiste biçikletën, e kishte futur në një arë me misër dhe e kishte përdhunuar në mënyrë brutale. Para se të ikte, ai i kishte marrë asaj edhe unazën e martesës, një qafore ari dhe kuletën me para.

UBT

Pas kërkimeve të gjata të pasuksesshme policia i ka rënë në gjurmë personit në fjalë falë analizës së ADN-së që i është bërë gjurmëve që ai ka lënë në vendin e krimit. Këto gjurmë ishin përshtatur me ato të një njeriu nga Bullgaria, bën të ditur në një komunikatë shtypi policia e Aschafenburgut. Kështu, policia gjermane në bashkëpunim me policinë bullgare ka shpallur kërkim ndërkombëtar për shtetasin bullgar, i cili doli se në vendin kishte vuajtur burg e tij për grabitje.

ADN-ja bashkë me shenjat e gishtërinjve ka shpënë përfundimisht te personi i paraqitur në azil nga korriku i këtij viti bashkë me familjen si kosovar. Pikërisht në shtëpinë e azilit në Asschaffenburg edhe është arrestuar të enjten “kosovari” i rrejshëm. Ai ka pranuar veprën gjatë marrjes së parë në pyetje. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.