UBT

Bulle Futsal’s klubi i shqiptarëve që pritet të bëjë emër në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klubi i Futsalit “Bulle Futsal’s”, i cili është formuar vetëm para një muaji në shtetin e Zvicrës, pritet që për një kohë të shkurtë të bëjë emër jo vetëm në shtetin Helvetik por edhe në arenën ndërkombëtare.

Themeluesit e këtij klubi janë, Meriton Salihu i cili njiherit është edhe futbollist i Kombëtares së Kosovës në Futsall, së bashku me dy shokët e tij nga Shkupi, vëllezërit Sabaudin e Mervan Ljamalari.

Skuadra “Bulle Futsal’s” është regjistruar në Federatën e Futsallit në Zvicër, ku fillimisht do të bën gara në Ligën e tretë. “Ishte një dëshirë e kamotshme e imja që të formojmë një skuadër të Futsallit, së bashku me vëllezërit Ljamalari. Fillimisht do të bëjmë gara në Ligën e Tretë në Kantonit e Friburgit, ku shpresojmë që pas një viti do të kalojmë në Ligën e Dytë. Klubi ynë do të jetë një ‘çerdhe’ për shumë futbollist të talentuar dhe synimi ynë është që talentët të shprehin cilësitë e tyre”, ka bërë të ditur presidenti e menaxheri i këtij klubi, Meriton Salihu.

Mobi Casa

Garat do të fillojnë me 13 nëntor, ndërsa pjesë e kësaj skuadre janë futbollist Shqiptarë, poashtu edhe nga Portugalia, Zvicra, Franca e tjerë të cilët numërojnë 20 futbollist.

“Në radhët tona ka shumë futbollist të njohur dhe këta futbollist pritet ta mbajnë barrën kryesore gjatë kampionatit. Ne do të jemi shembull si për nga paraqitjet tona në fushë poashtu edhe në menaxhimin e këtij klubi, pasi jemi një tandem shume i mirë i bashkëpunimit. Do të jemi skuadër që shumë shpejt do ti prekim edhe garat ndërkombëtare pasiqë ky është qëllimi ynë”, kanë theksuar vëllezërit Ljamalari.

Për shumë futbollist të futsallit “Bulle Futsal’s”, do të jetë nder për ti mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.