UBT

Buletini komunal edhe në gjuhën rome

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Në seancën e fundit , këshilltarëve të Kuvendit komunal iu shpërnda numri më i ri i buletinit të komunës. Por për dallim nga herët të tjera ky numër ishte i shtypur në tri gjuhë: shqipe ,serbe dhe në atë rome.

Këshilltari komunal i përkatësisë rome ,Ramiz Kryeziu, e falënderoi udhëheqjen komunale e posaçërisht zyrën komunale të informimit dhe të gjithë ata që kishin kontribuar që buletini komunal të jetë edhe në gjuhën rome.” Tani po e ndej vetën të barabartë me të tjerët kur në gjuhën time e kam buletin komunal , ku informohem si delegatët të tjerë në gjuhët e tyre ”u shpreh Kryeziu.

Buletini në gjuhën rome është shpërndarë në mesin e komunitetin rom në Kamenicë dhe Berivojcë. Studenti i përkatësisë rome Shaban Rexhepi, pasi e shfletoi buletinin tha :”kjo është një punë e madhe e bërë nga ana e komunës. Unë jam tejet i lumtur që kam rastin të kem në gjuhën time buletinin komunal, e për këtë e falënderoj komunën për ketë hap përparimtar që edhe bashkësisë rome ia mundësoi informim në gjuhen amtare”.

Në objektin shkollor të improvizuar në fshatin Berivojcë, ku nxënësit romë përgatiten për shkollë ,si edhe ndihmohen duke i përsëritur e ushtruar mësimet e zhvilluara në shkollë . Aty ishin asistentet e këtij programi të cilat mbajnë mësim çdo ditë pune me nxënës: Sanije Kriezi dhe Azize Sonki.

Mobi Casa

Nxënësit në klasë me pa durim i pritnin shpërndarjen e buletinit. Ndërsa asistentet e programit ,ishin të befasuara dhe një zëri falënderuan komunën për ketë veprim .

Ato thanë se nxënësve do t’ua ushtrojmë gjuhen rome , si dhe do të i ndihmojnë të përfitojnë informacione për aktivitetet e ndryshme të zhvilluara në komunën tonë. Hevzi Kurteshi e Sabedin Sadiki ,deklaruan se për herë të parë po lexojnë diçka të tillë në gjuhën rome, ndihemi krenar për këtë, ndërsa komunën e falënderojmë shumë.

Ky projekt i kësaj shkolle financohet nga OJQ” Voice of roma Ashkali and Egytians Kosovo” deri në muajin dhjetor ,por për shkak të suksesit të arritur në aftësimin e fëmijëve romë , shpresohet se do të vazhdohet edhe në vitin e ardhshëm./rajonipress/