Bukuroshja shqiptare: Ja pse refuzova ofertën e Playboy
Është shqiptare, por lindur e rritur në Gjermani. Bukuroshja Martina Ivezaj, ka pushtuar revistat dhe pasarelat e modës në Evropë dhe SHBA dhe me të drejtë mund të thuhet se tanimë ka një karrierë ndërkombëtare.
Ajo është modele shqiptare shumë e njohur në Gjermani dhe madje u përzgjodh si një nga vajzat më të bukura të këtij vendi për të përfaqësuar atë si shtet në Miss World 2012, një ngjarje mjaft e rëndësishme në botën e bukurisë.
“Mbi të gjitha ndihem mirë, sepse jam shqiptare që bën modeling në një shtet tjetër. Kështu mund t’u tregoj njerëzve këtu në Gjermani, e më tej se çfarë jemi ne shqiptarët”, pohon Martina në një intervistë për mediat shqiptare.
Gjatë karrierës së saj, nuk i ka qëlluar shpesh të marrë oferta të pandershme.
“Unë jam pjesë e një “Modelagency” dhe aty nuk marr kurrë oferta të pandershme, por normalisht që kam edhe oferta modelimi private ndonjëherë. Megjithatë, deri tani nuk më ka ndodhur të marr asnjë ofertë të tillë,” ka thene Martina.
Ajo ka treguar arsyen pse nuk ka pranuar të pozojë nudo për Playboy, duke thënë: “Kam pasur ofertë për të pozuar për “Playboy”-n, por nuk kam pranuar. Nuk është niveli im që të pozoj nudo.