Uji Dea

Bukuria shkodrane në Nju Jork

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Lola siç mund t’a shihni edhe në këtë foto-album të ri – duket shumë “hot e nxehtë” dhe shumë provokuese, ndoshta edhe sikur më parë, çka si duket nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe nga mediat amerikane dhe shqiptare të cilat kanë dashur t’a kenë nëpër kopertinat e tyre, setin më të fundit të Lola Lumës realizuar nga fotografi Dorian Clive.

Lola Luma e lindur (Xhiliola) në Shkodër, Shqipëri, më 8 Gusht 1988 vetëm tre vjet më parë se të lindë liria dhe demokracia në vend të saj, Shqipëri – emigroi së bashku me familjen e saj në Nju Jork në vitin 2001. Bukuria shkodrane, “befi” menjëherë, teksa u zbulua nga fotografi i famshëm shqiptar në Amerikë – Fadil Berisha, për t’a bërë atë më pas fotografinë që do t’a lakmonin ta kishin në kopertinat e tyre, edhe revistat më prestigjoze amerikane e shqiptare.

Që atëherë, plot nji dekad – ajo ka punuar si një model për disa kompani dhe revista prestigjoze amerikane të modës dhe top-modeleve si Jovani dhe JVN për Jovani, është shfaqur me fotot e saj në “Real Life Brooklyn”, Maxima, dhe ka marrë pjesë në “Lee Strasberg” Instituti i Teatrit në New York.

E dashuruar marrëzisht me qytetin e New York-un dhe fotografinë, ajo së fundi në rrjetin facebook ka publikuar në setin e saj – foto-albumin më të ri me fotot të ashtuquajtura “hot – të nxehta” – teksa shfaqet duke pozuar përball fotografit të njohur amerikan Dorian Clive.

Kështuqë përmes këtyre fotove të reja – bukuroshja shqiptare Lola Luma, e cila ka ndarë jetën e saj mes modeles dhe aktores, më shumë, është e angazhuar në studiot dhe kompanitë e famëshme të modës të metropolit të botës New York, ka treguar se sharmi i saj për të nuk ka fund të cilin e ka përcjellur edhe në setin e ri të fotografi të publikuara këto ditë në facebookun e saj.

Lola siç mund t’a shihni edhe në këtë foto-album më të ri – duket shumë “hot e nxehtë” dhe shumë provokuese, ndoshta edhe sikur më parë, çka si duket nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe nga mediat amerikane dhe shqiptare, të cilat duke “rrëmuar” në rrejtet sociale në internet, kanë dashur t’a kenë nëpër kopertinat e tyre, edhe setin më të fundit të Lola Lumës, i realizuar nga fotografi Dorian Clive.

UBT

E “ekspozuar” përsëri e bukur edhe përplot joshje, modelja që pak kohë më parë ishte në ballinën e revistës ‘Maxima’ duke u shpall si më e bukura e New Yorkut, ka ardhur këtë javë me të njëtin sharm si edhe më parë – në disa foto të reja , të cilat ajo i ka publikuar në rrjetin socialë – fecebookun e saj.

“Lola Luma : Një import i nxehtë nga Shqipëria”, kështu të paktën e quante vitin e kaluar revista amerikane “Ellements”, teksa në faqet e saj ajo “ekspozonte” fotografitë për bukuroshen shqiptare – që tashmë është bërë mjat e njohur në botën e meodeleve në këtë vend.

Lola Luma, e cila jeton tashmë mes Modelimit dhe Aktrimit, është një tjetër vajzë shqiptare, si shumë të tjera këtu në SHBA, e bukur dhe seksi si u pëlqen gazetarve ta quajnë atë – mjaft fotozhenike , tërheqëse dhe me teperament nga e cila edhe një nga fotografët e njohur nga Shqipëria, Renuar Locaj – ka pasur kënaqësinë që ti realizojë disa foto, të cilat sipas protaleve shqiptare, thuhet se janë më shumë ‘hot – të nxehta”, dhe janë të realizuara gjatë verës së kaluar, pikërisht kur Loal Luma vizitojë Tiranën.

Ndoshta, vetë Lola Luma, bukuria shkodrane në Amerikë, na thotë kur publikon fotot e saj – se : ” Unë s’jam aspak “e vrejtur” për shkak se dikush rend mbas provokimit të tyre, “duke mërmeritur me vet-veten” mbasi tek fotot e mija të fundit, natyrisht që ka më shumë elemente “hot” – “të nxehta”, por kjo është sfida jonë….. Eshtë, ajo që të gjitha – yjet – top modelet e botës e ëndrrojnë për çdo ditë”.

Për këtë mendojë, unë se Lola – sa herë publikon foto e saj nuk ka qenë kurrë në frikë se përse flasin në mendjen e tyre njerëzit e ndryshëm( sidomos shqiptarët), megjithëse i shofin këto fotografi me kënaqësi – Kështu që Lola Luma me siguri nuk heziton asnjëherë për të na të na treguar që vajzat shqiptare janë më të bukurat , andaj dhe i publikon shpeshherë fotot e saj./INA/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.