Fundamenti

Bukë e rrugë, arsimtarëve u paguhen nga viti 2015

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kontrata Kolektive për punëtorët e arsimit, pritet të nënshkruhet sot (e enjte), ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBASHK). Kjo kontratë precizon 26 çështje kyçe, që ndërlidhen me arsimin.

Edhe pse kohë më parë është nënshkruar kontrata e përgjithshme kolektive, SBASHK-u ka kërkuar të nënshkruajnë kontratën kolektive vetëm për punëtorët e arsimit. Kjo kërkesë u është miratuar nga Ministria e Arsimit.

Mirëpo për arsye të implikimeve buxhetore, disa pika të kontratës kolektive siç janë pagesa e shujtës dhe e udhëtimit për punëtorët e arsimit, do të aplikohen nga 1 janari i vitit 2015.

ARKATANA

Ndërsa pikat e tjera të cilat nuk kanë implikime buxhetore do të zbatohen që nga dita e nënshkrimit.

Kryetari i BASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kjo kontratë specifikon të gjitha çështjet e natyrës së arsimit parauniversitar, pasi, sipas tij, kontrata e përgjithshme kolektive nuk saktëson specifikat në fushën e arsimit.

“Do të definohet qartë statusi i mësimdhënësit në arsimin parauniversitar duke filluar nga mënyra e të punësuarit, çështja e orëve mbi normë të cilat do të paguhen, ruajtja e vendit të punës, kush mund të jetë tepricë teknologjike, duke vazhduar me pushimin e lehonisë, pushimin shëndetësor, shujta, çështjen e udhëtimit, me çështjen e natyrës së punës së mësimdhënësit, por edhe obligimin që kanë ata ndaj punëdhënësit”, ka thënë Jasharaj për Tribunën…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.