UBT

Bujqit e Gjilanit, të gjitha votat për LDK’në

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Bujqit e Gjilanit kanë ofruar përkrahje maksimale për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet nga kjo komunë dhe kryeministrin, Avudllah Hoti. Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Ramiz Ramadani, ka falënderuar fermerët për praninë masovike, e cila sipas tij është shumë domethënëse për fitoren e madhe të 11 qershorit.

“Programi i LDK-së për bujqësi është pa diskutim më i miri. Lajmi më i mirë është trefishimi i buxhetit për subvencionet e bujqësi në qeverinë Hoti”, tha Ramadani.

Ndërkohë, kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së në Gjilan, Lirije Kajtazi, tha se me politikat e mira të qeverisjes së LDK, në krye me kryeministrin Hoti, do t’ua lehtësojnë këtë veprimtari, në mënyrë që profiti i bujqve të jetë më i madh.

ARKATANA

Kandidati Imeti Rrahmani, falënderoi fermerët e prodhuesit në sferën e bujqësisë për këtë përkrahje për LDK’në. “Ne duhet të punojmë që bujqit me punën e tyre të ndihen krenarë dhe të sigurtë ekonomikisht, në mënyrë që të përfitojnë të mira materiale. Ne do të jemi përkrahës të çdo iniciative për mirëqenien tuaj”, tha Rrahmani.

Ndërkaq, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke falënderuar bujqit e Gjilanit për mbështetjen masive, konfirmoi që këtë do t’ia kthej me përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Republikës. “LDK ka listën më të mirë prej profesionistëve dhe me duar të pastra, prandaj na duhet mbështetja juaj”, tha Bunjaku Rexhepi.

Koalicioni i djathtë, i zhvillimit e i Akademikëve është alternativa e vetme për qytetarët e Kosovës, u tha, ndër të tjera, nga bujqit e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.