Fundamenti

Bujqësia, shpëtimtare e Kosovës nga kolapsi i mundshëm ekonomik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vetëm bujqësia po shihet si shpëtimtare nga kolapsi ekonomik që mund ta përfshij Kosovën si pasojë e mungesës së rritjes ekonomike. Zyrtarë të Bankës Botërore kanë thënë se ky sektor do t’i ndihmoj vendit që të ketë rritje ekonomike për rreth 3 për qind. Shefi i kësaj zyre në vendin tonë ka kërkuar masa emergjente për të përmirësuar situatën energjetike.

Kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit pritet të rëndojë në masë të madhe buxhetin e vitit 2015. Një paralajmërim të tillë e ka dhënë menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, gjatë një interviste për KTV-në.

Ai ka bërë të ditur se situata nuk është fare e mirë as me buxhetin e këtij viti dhe një nga shkaqet që ka ndikuar në këtë zhvillim është ngërçi politik.

GRANDEMALL

Skeptik është edhe në rritjen ekonomike për këtë vit. Madje, sipas tij, po të mos ishte rritja e zhvillimit të sektorit të bujqësisë, Kosova nuk do të mund të arrinte as 2 për qind të rritjes ekonomike.

Bombë sociale e ka quajtur papunësinë e madhe në vendin tonë, ndërsa ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejt të marrin vendime për të stabilizuar situatën në sektorin energjetik.

Për mos nisjen e ndërtimit të Kosovës së Re, fajin e ka hedhur tek situata aktuale politike, por ka thënë se Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen për finalizim të tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.