Bujar Uruqi synon ulësen në Asamble i bindur se mund të kontribuojë për Gjilanin
Gjilan – Bujar Uruqi është kandidat për këshilltar komunal nga radhët e PDK-së. Uruqi i cili rrjedh nga një familje intelektuale thotë se synimi kryesor i tij mbetet trajtimi i problemeve serioze që kanë çdo ditë qytetarët e Gjilanit dhe ata të fshatrave përreth.
Bujar Uruqi (1974) është nga Bresalci dhe rrjedh nga një familje intelektuale atdhetare i frymëzuar siç thotë ai nga heroi Ibrahim Uruqi. Jo vetëm ky bagazh e motivon Bujarin që të kërkojë votën e qytetarëve për të zënë ulësen në asamble. “Jam rritur në një familje me bagazh kombëtar e intelektual dhe dëshirojë që të gjitha këto atribute t`i përdori për të avancuar jetën e qytetarëve gjilanas. Unë jam ithtar i punës ehe i veprave konkrete dhe i premtoj elektoratit tim si në Bresalc e Gjilan se nuk do i zhgënjej për asnjë çast”
Uruqi i cili punon në shkollën e mesme të Mjekësisë “Dr Asllan Elezi” thotë se i takon një brezit të ri që për herë të parë kandidon në asamble komunale. “Synimi im është të kontribuoj për qytetarët e Gjilanit dhe të jem zëri i tyre në Kuvend dhe të kontribuoj sepse jam i pastër dhe jam ambicioz me energji për të kontribuar” tha Uruqi./rajonipress/


