HW

Bujar Nevzati (PDK): Raporti njëvjeçar i Alban Hysenit nuk përputhet me realitetin, Gjilani përballet me probleme të shumta infrastrukturore dhe menaxheriale

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilltari komunal i PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzati, ka reaguar ashpër ndaj raportit njëvjeçar të punës së kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, duke vlerësuar se përshkrimi i një viti “intensiv pune” dhe i “hapave konkretë për përmirësimin e cilësisë së jetës” nuk reflekton gjendjen reale në terren.

Në fjalimin e tij, Nevzati ka renditur një varg shqetësimesh që, sipas tij, dëshmojnë për mungesë të menaxhimit, mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë institucionale. Ai ka kritikuar gjendjen e rrugëve të qytetit, të cilat i ka cilësuar të dëmtuara dhe të papastra, duke theksuar se edhe investimet në asfalt, sipas tij, realizohen me cilësi të dobët dhe pa mbikëqyrje profesionale.

Sipas Nevzatit, në shumë projekte mungojnë planet konkrete të zbatimit, ndërsa bllokimi i vazhdueshëm i rrugëve ka shkaktuar kolona të gjata, dëmtime të automjeteve dhe kosto shtesë për qytetarët.

Në fjalën e tij, ai ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen e hapësirave të gjelbëruara në qytet, duke përmendur se nga 200 drunj dekorativë të mbjellë dy vjet më parë, sipas tij, 127 janë tharë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e progresit në projektin e varrezave të qytetit, rritjen e ndërtimeve pa leje, mungesën e një zgjidhjeje për trajtimin e gomave të përdorura, si dhe dështimin në furnizimin me lëndë djegëse për institucionet publike, çka, sipas tij, ka lënë pa ngrohje shkolla, biblioteka dhe institucione kulturore.

Një pjesë e kritikave iu kushtua edhe çerdheve publike, ku Nevzati përmendi rastin e çerdhes në lagjen Arbëria, e cila, sipas tij, ndonëse është inauguruar dhe janë pranuar punëtorët, ende nuk ka filluar funksionimin, duke e cilësuar këtë si mashtrim ndaj qytetarëve dhe punonjësve.

ARKATANA

Ai ngriti shqetësime edhe për mungesën e mirëmbajtjes së objekteve shkollore, punimet në pendën e Përlepnicës, vonesat në përfundimin e sallës sportive në Zhegër, problemin e qenve endacakë dhe gjendjen e stadiumit të qytetit.

Nevzati akuzoi qeverisjen komunale edhe për mungesë të kuadrove profesionale, duke thënë se administrata vazhdon të mbështetet te persona të pensionuar, ndërsa kujtoi se raportet e auditorit, sipas tij, për katër vite me radhë kanë evidentuar mangësi serioze në menaxhimin e komunës.

Ai paralajmëroi se këto çështje do të trajtohen edhe gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, ku, sipas tij, qytetarët do të kenë mundësi të njihen me gjetjet zyrtare mbi mënyrën e qeverisjes së komunës.

Në përmbyllje të fjalës së tij, këshilltari i PDK-së i bëri thirrje kryetarit Alban Hyseni që të fokusohet në realizimin e projekteve konkrete dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, duke theksuar se, sipas tij, rezultatet e pesë viteve të qeverisjes flasin më shumë se premtimet dhe deklaratat politike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.