Bujar Haziri zyrtarisht ushtrues detyre i drejtorit në teatrin e Gjilanit
Gjilan – Lutfi Haziri në përputhje me ligjin ka caktuar ushtrues detyre Bujar Hazirin në teatrin e qytetit të Gjilanit. Haziri këtë pozitë ka nisur zyrtarisht ta ushtron nga data 1 shtator 2016.
Bujar Haziri edhe zyrtarisht është caktuar ushtrues detyre në teatrin e qytetit të Gjilanit. Lutfi Haziri këtë venim e mori me kërkesë të Bordit të Drejtorëve të Teatrit të qytetit.
Bujar Haziri aktualisht ka ushtruar detyrën e menaxherit të inkubatorit të biznesit. Më herët ka qenë edhe drejtor për kulturë dhe ka aftësi të mira menaxheriale e organizative./rajonipress/



