Bujar Haziri: “Flakën e Janarit” e kanë ndjekur mbi 7 mijë persona
Gjilan – Edicioni i sivjetmë, i 23-ti me radhë, u zhvillua brenda një periudhe tri javore 11–31 janar 2014 dhe llogaritet ta kenë ndjekur mbi 7 mijë persona, qoftë si pjesëmarrës në ndonjërën prej pesë shtyllave të tij, ose qoftë si vizitorë, nga të gjitha trevat kombëtare ka thënë Bujar Haziri drejtor i kulturës.
Bujar Haziri drejtor i kulturës duke raportuar para këshilltarëve komunal tha se Manifestimi “Flaka e Janarit 2014” është një aktivitet që nderon dëshmorët dhe martirët e kombit, të rënë që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut deri në ditët e sotme.
Sipas tij edicioni i sivjetmë, i 23-ti me radhë, u zhvillua brenda një periudhe tri javore 11–31 janar 2014 dhe llogaritet ta kenë ndjekur mbi 7 mijë persona, qoftë si pjesëmarrës në ndonjërën prej pesë shtyllave të tij, ose qoftë si vizitorë, nga të gjitha trevat kombëtare.
Haziir tha se e veçanta e këtij manifestimi, sivjet ishte ulja e shpenzimeve për më shumë se 50 për qind, krahasuar me vitet e kaluara, ndërkohë që ka pasur ngritje të vlerave artistike, ka thënë Haziri, duke nënvizuar se kostoja financiare e “Flaka e Janarit 2014” është 28,605 euro.
Po ashtu Kuvendi miratoi edhe vendimin, sipas kërkesë së DKRS-së për ndarjen e shumës prej 11.281 euro për Teatrin e qytetit, për të paguar obligimet e vitit 2013 ndaj këtij institucioni si dhe ka hapur mundësinë për të bërë zgjidhje të këtij problemi për këtë vit./rajonipress/


