Uji Dea

Bujanocit i kthehet gjykata themelore, Preshevës për kundërvajtje?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Me propozimin e ligjit për selitë dhe rajonet e gjykatave dhe prokurorive, i cili po shqyrtohet në Kuvendin e Serbisë, është paraparë që në Bujanoc të kthehet gjykata themelore, ndërsa Presheva do të ketë gjykatën për kundërvajtje dhe degën e prokurorisë themelore. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë, Nexho Jovanoviq dje në Bujanoc ka informuar liderët shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci.

Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i Trupit koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq dhe shefi i zyrës së OSBE-së në Bujnaoc, Erik Menton.

Uji Dea

Jovanoviq ka vlerësuar se me këtë Projektligj për selitë në rajonet e gjykatave dhe prokurorive , Bujanoci dhe Presheva janë në dobi. Mirëpo, kryetari i Komunës ë Bujanocit Nagip Arifi tha se Kuvendi i kësaj komune në prill ka kërkuar që në Bujanoc dhe Preshevë të kthehen gjykatat dhe prokuroria, për të cilën amendamente në Propozimin e ligjit i ka bërë deputeti Riza Halimi.

Arifi tha se po kërkohet edhe hapja e repartit të Gjykatës së Lartë në Bujanoc dhe Preshevë. Sekretari i shtetit tha se për ato kërkesa të Bujanocit dhe Preshevës do të informojë Ministrin e Drejtësisë Nikolla Selakoviq dhe propozimet “do t’i nënshtrohen analizës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.