ARKATANA

Bujanoci pjesëmarrës i Forumit të biznesit dhe investimeve në Tiranë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komuna e Bujanocit do të jetë pjesëmarrëse e edicionit të dytë të Forumit të Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Kosovë-Maqedoni i cili zhvillohet nesër në Tiranë.

Në këtë Forum Bujanocin do ta prezantoj kryetari i komunës, Nagip Arifi dhe kordinatori i Zyres për Zhvillim Ekonomik Lokal, Nexhat Behluli.

Forumi i Biznesit dhe Investimeve organizohet me rastin e vizitës në Shqipëri të Z. Visar Fida, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë dhe Z. Menderes Kuçi, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Delegacionet e biznesit të nivelit të lartë pjesëmarrës në këtë forum, do të fokusohen në investimet e huaja direkte dhe agro biznes.

Gjatë prezantimeve në Forum, Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal e komunës së Bujanocit do të ofrojë një pasqyrim më të ri të situatës ekonomike në këtë komunë dhe në përgjithësi në Luginë si dhe do të prezantojë mundësitë e biznesit në këtë rajon.

KKVITI

Ndër të tjera, pjesëmarrësit në këtë forum biznesi dhe investimi do të kenë mundësinë të njihen dhe të diskutojnë mbi investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit në biznes mes relacioneve Tiranë-Prishtinë-Shkup-Bujanoc.

Pas prezantimeve do të organizohet një Mini Panair – Degustim i Verërave dhe Ushqimeve, “B2B“ dhe Seanca -Rrjeti ndërmjet pjesëmarrësve nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Që pas nënshkrimit të Marrëveshjeve për bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Maqedonsisë-Veriperëndimore, komuna e Bujanocit është pjesë e pandarë e Forumeve dhe Panireve të këtilla.

Zyra Lokale për Zhvillim Ekonomik ka në plan që një Forum me përmasa të mëdha të biznesit dhe investimeve potenciale, në një të ardhme të afërt, ta organizoj edhe në Bujanoc, njofton Zyra Lokale për Zhvillim Ekonomik e komunës së Bujanocit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.