ARKATANA

Bujanoc: Stafi i KKSH-së takon gazetarin Nefail Maliqin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bujanoc – Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar me bashkëpunëtorë kanë pritur në selinë e KKSH-se në Bujanoc gazetarin ndërkombëtar (Presheva jone) në Gjenevë Nefail Maliqin, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptar në Zvicër dhe Evrope / AJEE (“Association des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”)

Fillimisht kryetari Galip Beqiri bashke me stafin e KKSH-se kanë njoftuar gazetarin tonë në Gjenevë zotin Maliqi mbi gjendjen në Luginën e Preshevës dhe situatën aktuale politike, ekonomike sidomos atë të arsimimit dhe të informimit në Luginën e Preshevës.

ARKATANA

Njëkohësisht u bisedua edhe mbi aktivitetet e KKSH-së dhe rolin e këtij organi përballë diskriminimit të shqiptareve etnik në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, sidomos rreth (de) bllokimit të dialogut Beograd – Preshevë si dhe rolin e Tiranës dhe Prishtinës përballë këtyre sfidave.

Ndërsa, Maliqi ka njoftuar se për këto zhvillime janë të njoftuar dhe shqetësuara edhe organizatat ndërkombëtare në Gjenevë “Situata në Kosove si dhe politika diskriminuese në Luginën e Preshevës është reflektuar edhe në Zvicër, sepse numri i azilkërkuesve në këtë vend nga Kosova ka rënë dukshëm , kurse ai nga Lugina e Preshevës është ngritur. Edhe Brukseli par pak ditësh ka ndërhyrë rreth situatës në Luginë, duke ftuar BE palët të rifillojnë bisedimet në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon..” ka pohuar gazetari ynë Nefail Maliqi para stafit të KKSH-së në Bujanoc duke shtuar se Zvicra me një serë projektesh ka shprehur t` i kontribuojë proceseve dhe zhvillimit të rajonit si një mjedis më i varfër në Serbi./presheva jone/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.