ARKATANA

Buja: Koalicioni PDK-LDK nuk do të shkojë deri në fund, dilemë vetëm kur të caktohen zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka thënë se ka diskonim edhe brenda anëtarëve të këtij subjekti politik që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, madje vetëm është duke u shikuar se cila është koha më e mirë që të prishet koalicioni.

“Dilema është se kur është koha më e mirë, marsi, maji, apo të shkohet njëkohësisht me ato lokale”.

Ai ka thënë se beson fuqishëm se koalicioni me LDK-në nuk do të shkojë deri në fund.

E për këto deklarime të tij ka thënë se nuk e ka pasur fare problem që t’i bëjë publike, pasi edhe disponimi në parti është që të shkohet në zgjedhje.

“Edhe Veseli ka thënë se nuk bëhet kiameti po të shkojmë në zgjedhje”.

ARKATANA

“Ai këtë e ka thënë publikisht dhe ka qenë me dilema atë shkohet në zgjedhje të parakohshme ose jo. Ai kërkon edhe një pajtueshmëri të partnerit, i cili po ashtu është i luhatur në këtë aspekt”, ka shtuar Buja.

Ai pohon se në vend nuk ka pasur asnjë negociatë askush me askënd për shkuarje në zgjedhje.

Buja ka thënë në “Ora e Fundit” se PDK nuk ka asnjë arsye që të mos i kërkojë zgjedhjet.

“PDK nëpër sondazhe ka dalë e para dhe nuk kontestohet, kontestimi i është te LDK nëse është e dyta, apo tash në këtë pozitë ka dalë Vetëvendosje”.

“Kur kemi mundësi t’i fitojmë zgjedhjet pse mos të shkohet në zgjedhje”, ka shtuar Buja, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.