BSPK, të enjten protestë kundër privatizimit
Këshilli Drejtues i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marr vendim që të enjten, më 20 shtator të këtij viti, të mbajë protestë masive.
KD i BSPK-së njofton gjithashtu se kanë formuar edhe Këshillin organizativ të protestës, i cili përbëhet nga 5 anëtarë.
“Marshimi i protestuesve do të fillojë nga Hoteli Grand dhe do të vazhdojë deri tek Hoteli Swiss Diamond në Prishtinë. Kjo protestë do të fillojë në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në ora 13:00. Protesta do të jetë dinjitoze dhe e qetë”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
Ndryshe, siç njofton BSPK, grumbullimi i protestuesve, të cilët vijnë nga regjionet me automjete transportuese (autobusë, vetura etj.), do të bëhet te parkingu prapa Pallatit të Rinisë.