FITORJA

BSPK: “Bechtel&Enka” diskriminon punëtorët!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kompania “Bechtel&Enka” është një ndër kompanitë që ka përfituar më së shumti nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, duke qenë fituese e tenderëve të autostradave. Deri sa ajo ka “vjelë” milionat e buxhetit të Qeverisë së Kosovës, ajo ka punësuar vetëm mbi 10 mijë punëtorë, përgjatë katër viteve veprimtari.

Vetëm në vitin 2010, që nga fillimi i punës së kompanisë “Bechtel&Enka”, në Kosovë ka punësuar 784 persona. Sipas të dhënave nga vetë kompania gjatë vitit 2011 janë punësuar 3437. Ndërsa gjatë vitit 2012, numri i të punësuarve ka rënë për 696 punëtorë. Ndërkaq, në vitin e fundit më 2013, kur dhe pritet të përfundojë kontrata e kompanisë fituese të tenderëve për ndërtimin e autostradës, numri i të punësuarve është 3153.

Të punësuarit në këtë kompani, që nga viti i parë i fillimit të punës së tyre në Kosovë e deri më tani, si punonjës fizikë kanë qenë diku mbi nëntë mijë.

Eco Higjiena

Ndërsa të punësuar në administratë, kanë qenë vetëm 718 staf. E sa u përket të punësuarve si ekspert në këtë kompani, me shtetësi të Kosovare, sipas Ela Ruçit, zëdhënëse e kompanisë “Bechtel&Enka”, janë 116 punonjës. Sipas saj, gjatë viteve të cilët po veprojnë në Kosovë, kanë larguar nga puna rreth 399 punëtorë. Punonjës nga Kosova janë larguar rreth 230, ndërsa nga jashtë Kosovës, diku rreth 160.

“Janë shkarkuar nga detyra për thyerje të disiplinës, sigurisë teknike, vjedhje, alkool në orar të punës, grindje mes kolegësh etj.”, ka thënë ajo…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.