Uji Dea

Brukseli, thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet ndaj BE-së për Gjykatën Speciale e demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bruksel – Agjencia Europiane për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, pas takimit të rregullt, në të cilin ka marrë pjesë edhe Lutfi Haziri, anëtar i bordit të kësaj agjencie, njëherit edhe kryetar i Gjilanit, i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet ndaj BE-së për Gjykatën Speciale e demarkacionin.

Përmes kumtesës zyrtare, ALDA thotë se lidershi kosovar duhet ta mbaj Kosovën lartë në agjendën europiane.

Komunikata e plotë në shqip dhe linku në anglisht (http://www.alda-europe.eu/newSite/news_dett.php?id=2101)

“Agjencitë Lokale për Zhvillim (LDA) dhe ALDA, po i ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë.

FIDANISHTJA

Në i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbajnë qetësinë në këtë kohë sensitive derisa hetimet janë në vazhdim nga të gjitha autoritetet relevante të ligjit në Kosovë, dhe të ripërtërijnë angazhimin për punë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë të vazhdojnë dialogun konstruktiv për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani përmes dialogut, të cilat i kontribuojnë avancimit të normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivës europiane të këtyre vendeve.

Lidershi kosovar duhet ta mbaj Kosovën lartë në agjendën europiane dhe të përmbushë obligimet ndaj BE-së në lidhje me themelimin e Dhomave te Specializuara dhe me Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi.

LDA dhe ALDA do të vazhdojnë të punojnë bashkërisht për të përkrahur në mënyrë aktive vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke iu ofruar atyre njohurinë dhe përvojën tonë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.