FITORJA

Brukseli nuk e ka ndërmend të ndërhyjë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë se nuk e ka ndërmend të ndërhyjnë në procesin e formimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Nga kabineti i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, vazhdojnë të porosisin se vet kosovarët duhet të gjejnë mënyrën për dalje nga ngërçi politik.

“Brukseli nuk do përzihet në asnjë mënyrë në atë që ne e konsiderojmë si çështje të brendshme të Kosovës”, ka porositur me këtë rast Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton.

“Ne i respektojnë procedurat e brendshme të vendit”, ka shtuar Kocijancic.

FIDANISHTJA

Vonesat në procesin e emërimit të kryeparlamentarit e më pas edhe formimit të Qeverisë kanë lënë pezull edhe procesin e dialogut politik i cili u mbajt dy vitet e fundit në nivel të kryeministrave në Bruksel.

Baroneshës Ashton, i ka mbetur pak më shumë se një muaj në zyrën e saj, ndërsa zyrtarët e Brukselit tërheqin vërejtjen se pavarësisht prej ndryshimeve në institucionet evropiane, sikur Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin ndaj procesit të normalizimit të raporteve.

Sipas diplomatëve evropian, ky parim vlen edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Për Brukselin, porosisin diplomatët, do jetë e mirëpritur secila qeveri kosovare, e cila tregon se është e gatshme të vazhdoj me procesin e dialogut. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.