Eko Higjiena

“British Telecom” drejt privatizimit të PTK-së

/ 11 minuta lexim
Uji Dea

Kompania gjermane “AXOS- capital” në konzorcium me “Najafi Companies LLC” të cilët janë në garë për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së, kanë ofruar një propozim konkret nëse ata do të fitojnë këtë tender.

Oferta e tyre mbështetet në eksperiencën e “British Telecom” e cila është kompania ofruese kryesorë botërorë e mundësive dhe shërbimeve të komunikimit që operon në 170 vende.

Në ofertën e këtij konzorciumi, një kopje të së cilës e ka sigurua “Infokusi”, shkruan së konzorciumi ka për qëllim që Telekomi të ketë selinë qendrore në Prishtinë, sikur edhe statusin e vet të korporatës.

Të gjitha funksionet kryesore të biznesit dhe ato operacionale do të vazhdojnë që të dirigjohen nga Kosova. Po ashtu në ofertë, kanë shkruar së i gjithë konzorciumi, duke përfshirë edhe partnerët strategjikë, do ta japin maksimumin e tyre që të sigurojnë një kod të pavarur shtetëror për Republikën e Kosovës, i cili do të posedohet dhe kontrollohet nga Republika e Kosovës.

Në këtë ofertë, konzorciumi është zotuar së do ta mbajë zhvillimin e rrjetit dhe shërbimeve të PTK-së, të paktën proporcionalisht të barabartë me nivelet aktuale, në aspektin e fuqisë punëtore dhe aseteve të përdorura. Ata kanë bërë edhe ofertë për sigurimin e kushteve më të favorshme për lidhjen e diasporës me vendlindjen.
Dokumenti i plotë…..

British Telecom (BT)

BT është njëri nga ofruesit kryesorë botërorë të mundësive dhe shërbimeve të komunikimit që operon në 170 vende. Aktivitetet e tij kryesore përfshijnë shërbimet IT të rrjetëzuara; shërbimet e telekomunikimit të niveleve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare; “broadband” me vlerë më të lartë, si dhe produktet dhe shërbimet e internetit; si dhe shërbimet dhe produktet konvergjente të telefonisë fikse/mobile.

Aftësitë e BT-së sillen nga ofrimi i një linje të thjeshtë të telefonit të shtëpisë, e deri te zhvillimi i një infrastrukture inovative të rrjetit për shekullin XXI; nga shërbimet globale IT të rrjetit deri te pakot “broadband” për shtëpi; nga TV e gjeneratës së ardhshme, deri te shërbimet “IP voice over”; nga pakot inovative të telefonatave për shtëpi dhe biznese, deri te ndihma personale në rastet kur kompjuteri personal i ndonjë konsumatori prishet.

Përvojë e besueshme: BT është organizata më e vjetër në botë e komunikimit, me një përvojë më të gjatë se 100 vjeçare, duke filluar me sipërmarrjen e parë të telekomunikimit komercial në Evropë. Sot, një numër i madh i bizneseve më të mëdha të botës kanë vendosur që të mbështeten te BT-ja për shërbime dhe zgjidhje të rëndësishme (kritike). 60% e kompanive kryesore “Fortune 500” përdorin rrjetet dhe shërbimet e BT-së në më shumë se 100 vende në mbarë botën. Një e katërta e tregtarëve financiarë botërorë shfrytëzojnë shërbimet tregtare të tij të dhomës në 51 vende. Ai ofron shërbime globale IT të rrjetit për 10,000 organizata “multi-site” me seli të ndryshme në mbarë botën dhe për 25,000 organizata të tilla në Britaninë e Madhe.

BT Shërbimet Globale ka më shumë se 10,000 njerëz profesionalë të shërbimeve (rreth 10% e të gjithë punëtorëve të saj) të aftësuar në biznes dhe në procesin e transformimit, në ndryshime dhe menaxhment të projektit, në ofertat e dizajnit dhe inovacionet. Nëpërmes degës së saj praktikuese-këshilluese, “BT Advise for Communications” (BT Këshilla për komunikime), BT Shërbimet Globale ofron një gamë të propozimeve specialiste rrjetëzore-qendrore, që përfshinë një rrjetëzim të performancës së lartë, menaxhment të aplikimit, “outsourcing” dhe shërbime të menaxhuara, si dhe transformim të biznesit.

Gjurmët/të arriturat (footprint) globale dhe evropiane: BT ka rrjetin më gjithëpërfshirës të telefonisë fikse në Britani dhe ka investuar më shumë se 450 milionë euro në njërin nga rrjetet më të gjera të mundësuara nga IP në Evropë, duke shërbyer më shumë se 270 qytete në 19 shtete. Shërbimet e tij të bazuara në rrjet zgjerohen deri dhe përtej Amerikës veriore dhe jugore, si dhe regjionin e Azisë dhe Paqësorit. BT ka mbulimin më të thellë MPLS në Evropë, dhe më shumë se 160,000 sajte/vende të konsumatorëve, të lidhura globalisht. Si shtesë ndaj traditës së gjatë të BP-së së ekselencës operacionale në Britaninë e Madhe, BT ka pasur një prani në Evropën kontinentale për më shumë se 20 vjet, ku tani ka më shumë se 8,000 njerëz të vendosur atje.

Ruajtja e funksioneve të biznesit të PTK-së në Kosovë.

PTK ka themeluar/krijuar një biznes tepër të suksesshëm dhe inovativ në lidhje me të cilin do të krijohet një Konzorcium për ta siguruar të ardhmen e Telekomit si një operator të pavarur të telekomunikacionit. Për këtë shkak, Konzorciumi ka për qëllim që Telekomi të vazhdojë ta ketë selinë qendrore në Prishtinë, sikur edhe statusin e vet të korporatës. Të gjitha funksionet kryesore të biznesit dhe operacionale do të vazhdojnë që të dirigjohen nga Kosova.
I tërë Konzorciumi, duke përfshirë edhe partnerët strategjikë, do ta japin maksimumin e tyre që të sigurojnë një kod të pavarur shtetëror për Republikën e Kosovës, i cili do të posedohet dhe kontrollohet nga Republika e Kosovës.

Konzorciumi do ta mbajë zhvillimin e rrjetit dhe shërbimeve në Telekomin e Kosovës, të paktën proporcionalisht të barabartë me nivelet aktuale, në aspektin e fuqisë punëtore dhe aseteve të përdorura.

Autoriteti i dizajnit teknik do të mbetet në kuadër të Telekomit të Kosovës.

BT po ashtu do ta themelojë një qendër të vlerësimit menaxherial të bazuar në qendrat e veta interne të vlerësimit, me qëllim të identifikimit të individëve që kanë aftësi për të arritur sukses në punët menaxheriale dhe ekzekutive dhe për të ndihmuar drejtimin e zhvillimit të aftësive dhe talentit menaxherial. BT do ta sigurojë kurrikulumin dhe do të trajnojë vlerësuesit në shumë teknika, që do të përdoren, duke përfshirë intervistat, ekzaminimet, si dhe testimet psikometrike. Secili person që merr pjesë në qendrën e vlerësimit, do të marrë një raport të detajuar të performancës, bashkë me rekomandimet për zhvillimin e tij personal dhe për opsionet e zhvillimit të karrierës.

Mobi Casa

BT po ashtu do ta ofrojë një trajnim për menaxhment me anë të një programi të trajnimit formal. BT po ashtu do të ofrojë aftësitë “menaxheri si lider/trajner”.
Partnerët tanë strategjikë mund të ofrojnë programe të edukimit me objektiva të transferimit të njohurive, duke përpiluar rekomandime të nivelit të lartë dhe plane të veprimit; Këto janë takimet midis ekspertëve, të cilat në një kohë shumë të limituar mund të sjellin rezultate të vlefshme.
BT ka një Kolegj të Menaxhimit në Kents Hill, Milton Keynes Britani. BT mund të ofrojë vende në një numër të kurseve të Mësimit të menaxhimit dhe të Zhvillimit në
Britani për menaxherët nga PTK

BT ka një Kolegj Teknik në Stone, Staffordshire, Britani, ku mbahen kurse teknike dhe operacionale. Inxhinierëve fushorë të PTK-së dhe menaxherëve të tyre mund t’iu ofrohen vende në këto kurse, me qëllim që atyre t’iu mësohen aftësi të reja si dhe të zgjerohet njohuria e tyre teknologjike dhe aftësitë teknike.

Partnerët tanë strategjikë po ashtu do ta sjellin stafin kryesor të lartë të Telekomit të Kosovës në zyrat e tyre vendore në Britani dhe Evropë, në mënyrë që ata të ekspozohen ndaj përdorimit të një game të teknologjive, të tregojnë sesi ato përdoren në rrjetet e tyre dhe të takohen me ekspertë të kësaj fushe.

Me qëllim të forcimit të aftësive të mësuara si në kurset e menaxhimit, po ashtu edhe në ato teknike, zhvendosjen në ekipet e BT-së në Britani si dhe në ekipet evropiane të partnerit tonë tjetër strategjik, mund të ofrohen nga 1 javë deri 1 muaj,ku mësimi mund të realizohet në praktikë dhe të shihet përdorimi i tij në një ambient real të punës.

Partnerët tanë strategjikë mund të sjellin punëtorët kryesorë nga divizionet e marketingut, shitjeve dhe teknologjive tëTelekomit të Kosovës në organizatat e tyre dhe t’iu ofrojnë atyre përvojë reale të teknologjive të reja, të cilat janë duke e transformuar industrinë dhe përvojën e konsumatorit. Ata do të jenë në gjendje që të shikojnë teknologjitë të cilat përdoren në kuadër të portofolit aktual të shërbimeve të partnerëve tanë, por edhe teknologjitë potenciale të reja, të cilat ende nuk kanë hyrë në shërbim komercial.

Lidhja e diasporës me vendlindjen

Lidhjet strategjike ndërkombëtare, pajisjet mobile dhe sigurimi i kushteve më të favorshme të roamingut ndërkombëtarë mobil
BT menaxhon me më shumë se 20 miliardë minuta ndërkombëtarë të bisedës në vit, duke i konfirmuar ata si 3 transportuesit kryesorë ndërkombëtare në botë. Partneri jonë tjetër strategjik po ashtu gjendet në rangun kryesorë të transportuesve evropianë.

Për më tepër, secili prej tyre kanë njërën nga rrjetet më të gjera të mundësuara të IP në Evropë, si dhe shërbime të bazuara në rrjet që shtrihen në dhe përtej Amerikës veriore dhe jugore, si dhe në regjionin e Azisë dhe Paqësorit. Bazuar në operacionet e tyre ndërkombëtare dhe në qasjen globale, Konzorciumi do ta mbështetë Telekomin e Kosovës në sigurimin e kodit të vet ndërkombëtar, në arritjen e normave konkurruese të ndërlidhjes, në marrëveshjet e roamingut si dhe në pajisjet e përparuara.
Marrëdhëniet e gjera ndërkombëtare transportuese të partnerit tonë e bëjnë Konzorciumin të përshtatshëm për ta ndihmuar Telekomin e Kosovës në ambiciet e tij që të zgjerojë lehtësimet e roamingut në rrjetin mobil.

Roamingu BT WiFi (Openzone) Është lidhur me më shumë se 7.5 milionë pika të nxehta ( hotspots) për konsumatorët e tij. BT është anëtar themelues i Aleancës “Ëireless Broadband” dhe mund të ofrojë asistencë në zgjerimin e këtij anëtarësimi edhe te Telekomi i Kosovës.

Me anë të Konzorciumit, partnerët tanë janë në gjendje që ta mbështesin Telekomin e Kosovës në negocimin rreth shërbimeve “leading-edge mobile”,duke u bazuar në përvojën e tyre, duke specifikuar dhe negociuar furnizimin me pajisje për shërbimet e tyre FMC të bazuara në industri.

Internshipet (stazhet) afatgjata po ashtu mund të rregullohen, përmes të cilave punëtorët kyç të Telekomit të Kosovës sponsorizohen për qëndrime të gjata punuese në kuadër të qendrave kryesore të partnerëve tanë në Britani dhe Evropë.

Partnerët tanë strategjikë po ashtu do të sjellin ekspertët e tyre të kësaj fushe në Kosovë, për të mësuar praktikat më të mira dhe për të bërë trajnime praktike në terren.

Njëri nga qëllimet tona kryesore është që ta kontaktojmë Fakultetin elektroteknik në Kosovë, për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushat e integrimit të sistemit apo në fushat tjera të interesit të Telekomit të ri të Kosovës.

Sigurimi i ekselencës në performimin e rrjetit

Integrimi dhe testimi i rrjetit: testi i klasës botërore i BT-së, si dhe qendra e integrimit në Adastral Park, Ipsëich, posedon pajisje nga shitësit më të mëdhenj botërorë të telekomit. Ai mbulon shërbime dhe teknologji që shtrihen nga Qarqet private, ISDN, PSTN, PDH, SDH e deri te më të fundit Access, Voice, Mobile, TV, Multimedia dhe platformat Data dhe është duke u specializuar në drejtimin e një ambienti të madh, kompleks dhe dinamik të integrimit. Ky njësit është përgjegjës për kualitetin e zgjedhjeve të përdorura nga “BT Group”, duke integruar dhe testuar zgjidhjet e plota, nga fillimi deri në mbarim. Ky njësit udhëheqë me modelet referente dhe ndihmon në përsëritjen dhe rregullimin e çështjeve të vështira reale, si dhe në udhëheqjen e ambienteve trajnuese për ekipet operacionale. BT mund ta këshillojë Telekomin e Kosovës në testimin dhe rezultatet e integrimit në lidhje me pajisjet e shumta të shitësit me të cilin ai ka një përvojë të gjerë, si dhe t’i ofrojë Telekomit të Kosovës vizita, trajnime dhe mbështetje teknike rreth çështjeve komplekse.