Britania, shteti që ka sjell njohje për Kosovën

Shumica në Kosovë nuk e kanë idenë e prapaskenave që ndodhin në diplomacinë botërore rreth Kosovës. Derisa politikanë kosovarë vetëm sa nuk rrihen mes veti për meritat rreth njohjes së Kosovës nga shtete të largëta, Britania është në fakt shteti që deri më tani, një numër të konsideruar të njohjeve ose e ka siguruar ose e ka lehtësuar procesin.

Jo rrallëherë ata janë përballur edhe me injorim nga Qeveria e Kosovës për udhëtime që ata i kanë mundësuar drejt shteteve që ndoshta as nuk e kanë pasur idenë që ky vend ekziston diku. Për Kosovën qeveria britanike ka angazhuar një staf shtesë prej jo pak vetave, katër prej të cilëve shtetin kosovar, përfshi edhe njohjet, e kanë punë “full time”, njofton “Zëri”.

“Nga ata të katërt, njëri prej tyre dhe gjysma e angazhimit të një tjetri kanë të bëjnë veçanërisht me ambasadat dhe komisionet e larta tonat nëpër botë për të inkurajuar më shumë njohje për Kosovën”, thotë ambasadori Cliff.

Me lehtësinë që e karakterizon tërë kohën, ai e sqaron në detaje edhe një vendim të fundit qeveritar të Kosovës. Shteti i tij thotë se përkrah në tërësi vendimin për hapjen e zyrës në veri të Mitrovicës, mirëpo sqaron se ky është vetëm hapi i parë drejt “arritjes” atje.

Cliff thotë gjithashtu se ndërkombëtarët po e monitorojnë ashpërsisht edhe mënyrën se si do zgjidhet administratori i kësaj zyre, ndoshta më shumë duke lënë të kuptojë se mënyra se si janë zgjedhur njerëzit deri tani, kanë qenë procese më shumë politike sesa çështje kualiteti. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS