Uji Dea

Britania në krizë, mbretëreshës Elizabet i rritet rroga

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Britani- Pavarësisht se Britania është tronditur nga një reformë e thellë ekonomike me shkurtime dhe taksa, duket se ka vend edhe për një rritje kolosale të rrogës mujore të mbretëreshës Elizabet.

Që nga viti i ardhshëm, në fakt monarkja nuk do të marre me 31 milion sterlina por 36 milionë, qe do te thotë rreth 7 milion euro me shume. Para këto që dalin nga xhepat e vetë shtetasve britanikë, të cilët me masat shtrënguese të miratuara nga qeveria e Devid Kameron vetëm një muaj më parë, do ta gjejnë vetën më të varfër.

Uji Dea

Mbretëresha i justifikon fitimet masive me një listë të gjatë shpenzimesh vjetore përfshirë edhe mirëmbajtjen e pallateve mbretërore dhe udhëtimeve jashtë vendit.

Vitin e kaluar, rreth 10 milion paund u harxhuan vetëm për rrogat e stafit të mbretëreshës. Mbretëresha merr një grant të barazvlefshëm me 15 % të përfitimeve nga Pasuria e Kurorës, e cila pati 240,2 milion paund fitime vetëm për vitin e kaluar financiar.(BW)